Rrjedhin pamjet e Samsung Galaxy A8

0
Versioni i 2016-tës së pajisjes Galaxy A8 ka rrjedhur online në listën e GFXBench dhe është zbuluar më pas nga Phone Arena.
Sipas listës së zbuluar të specifikave, duket se kjo pajisje do të jetë një konkurrent i fortë në tregun e telefonave mobil.
Specifikat e pajisjes përfshijnë ekranin 5.1 inç me rezolucionin prej 1920 x 1080, procesorin Exynos 7420, RAM memorien prej 3GB dhe hapësirën ruajtëse prej 32 GB.
Galaxy A8 i ardhshëm do të ketë edhe dy kamera prej 16 dhe 5 MP dhe do të funksionojë me sistemin operativ Android N.
Verzioni original i Galaxy A8 është paralajmëruar në korrik të vitit të kaluar, dhe ka qenë prezent vetëm në tregjet aziatike dhe afrikane.
Loading...

Lini nje pergjigje