Prindi mysliman i drejtohet Trump: Unë kam humbur tim bir për SHBA-në. Ti nuk ke sakrifikuar asgjë |VIDEO|

0
148

Babai mysliman i një ushtari të rënë në aksion për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar ndaj deklaratave të ashpra të kandidatit presidencial në SHBA kundër emigrantëve, duke thënë se ky i fundit e ka njollosur vazhdimisht karakterin e myslimanëve. Qytetari mysliman i ka kërkuar Trump që të vizitojë varrezat e Arlingtonit dhe të shohë se aty gjenden njerëz nga të gjitha besimet, nga të gjitha gjinitë dhe nga të gjitha etnitë. Ja fjala e plotë e babait i cili ka humbur të birin për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ai nuk ka treguar respekt për minoritetet e tjera. Ai është zotuar se do të ndërtojë mure dhe nuk do lejojë futjen e emigrantëve në SHBA. Donald Trump, ti po i kërkon amerikanëve që të të besojnë ty së bashku me të ardhmen e tyre. A e ke lexuar kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Do të të dhuroj me kënaqësi një kopje. Kërko për fjalët liri dhe mbrojtje të barabartë para ligjit. A ke qënë ndonjëherë në varrezat e Arlingtonit? Shko dhe shiko varret e patriotëve trima të cilët humbën jetën për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty do të gjesh njerëz nga të gjitha besimet, nga të gjitha gjinitë dhe nga të gjitha etnitë. Ti nuk ke sakrifikuar asgjë”, i është drejtuar qytetari mysliman kandidatit republikan, Donald Trump.