Ndahen Blero dhe Afrona

0
164

Jo shumë kohë më parë u përfolën për një krisje eventuale në relacionin e tyre të cilën edhe e mohuan, por Blero dhe Afrona Dika janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Dyshimet e para lindën kur dje, Afrona zbarkoi në Prishtinë nga Zvicra dhe bashkë nuk u pa për asnjë çast me Bleron.

Afrona vazhdoi me vëllezërit e saj, teksa Blero mbrëmjen e kaloi me miqtë. Benzinë zjarrit i shtoi para pak minutash me një status ku Afrona shprehet: ‘Një ditë do zgjohedh në mëngjes dhe do mendosh çka ndodhi me vajzën që dikur ishte aty për ty pa marrë parasysh sa e largoje. Do të kujtosh gjitha gjërat që ajo ka bërë për ty, gjithë dhimbjen në të cilën e bëre të kaloj. Do ta kuptosh sa e rëndësishme ishte ajo në jetën tënde dhe sa e mrrekullueshme ishte, por kur ajo ditë të vijë, ajo do zgjohet me mashkullin të cilin tashmë e kishte njohur.’

Bukuroshja, sipas verifikimeve të Prive.al tashmë nuk e ndjek më Bleron as në Instagram teksa vlen të ceket se nga profili i Afronës janë fshirë fotot me këngëtarin nga pushimet në Santorini. Ky i fundit, akoma e mban bukuroshen në profilin e tij, si një indikacion i qartë se sipas gjasave, e zhgënjyera në lidhje ka qenë Afrona nga Blero.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here