Këngëtari shqiptar ngec te kënga e Noizy-t

0
136

Moderatorja Jona Spahiu ka ftuar në emisionin e saj veror “Summer Trip” rreperin Mozzik.

Gjatë intervistës të zhvilluar me të, Jona ka bërë dhe një lojë të vogël. Ndërkohë që ajo vendoste këngë të ndryshme, Mozzik duhet të këndonte vazhdimin e tyre. Gjatë lojës rreperi ka kënduar këngë të Dhurata Dorës, Capita T dhe Dafina Zeqirit.

Por, kur në sfond u vu kënga “Grande” e Noizyt, ai ndaloi duke thënë: “Nuk e kam dëgjuar këtë këngën ama shumë e mirë po duket. Grande quhet kjo kënga?” Ndoshta fakti që Mozzik bën pjesë në labelin e BabaStars, bën që të mos “dëgjojë” këngët e konkurentëve OTR, gjë të cilën e vuri në dukje edhe moderatorja me batutën: “ Epo ti ske pse ta dish, se je te grupi lage me shampanjë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here