Elbasan/ Arrestohen 3 të rinj, kaluan në mënyrë të paligjshme disa persona në kufirin grek

0
133

Tre persona janë ndaluar nga efektivë të Policisë së Elbasanit, pasi akuzohen për dhënie “ndihme për kalimin e paligjshëm të kufijve”, si dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 8 pasaporta, 9 telefona, dy automjete me targa AA 497 FY dhe AA 295 EX, si dhe vlera monetare prej 300 eurosh, 20 mijë lekësh dhe 300 dinarësh maqedonas.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Artan dhe Erjon Debrova, respektivisht 37 vjeç dhe 22 vjeç, si dhe Shkëlqim Preçi, 37 vjeç, të tre banues në fshatin Shinavlash të ish-Komunës Tregan.

Ndaj tyre ishte nisur procedimi penal nga ana e Prokurorisë së Elbasanit, pasi në kohë të ndryshme dyshohet të kenë kaluar nëpërmjet pikëkalimit kufitar disa persona në drejtim të shteti grek, përkundrejt pagesës prej 500 eurosh.

Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here