Çfarë kanë të përbashkët shalqiri dhe seksi?

0
121

Krahas përbërëseve të shumtë të cilët janë shumëfish të dobishëm për organizmin tonë, shalqiri përmban citrulinë për të cilën shkencëtarët konstatojnë se ndikon si “Viagra”.

Fjala është për përbërësin i cili çon në qetësimin e trupit dhe të enëve të gjakut, jo aq në mënyrë efikase sikur preparati mjekësor për potencë, mirëpo megjithatë ndikon pozitivisht.

Ka shumë që e vlerësojnë shalqirin si ilaç kundër shqetësimeve seksuale mashkullore, duke e krahasuar me viagrën. Duhet qartësuar gjithsesi si më poshtë:

Një pjesë e kësaj është e vërtetë sepse: shalqiri përmban citrulinë, një aminoacid “afrodiziak” për faktin se është në gjendje të zgjerojë enët e gjakut, duke favorizuar për pasojë ereksionin. Me të hyrë në organizëm, citrulina shndërrohet në argininë, që është në gjendje të stimolojë sistemin imunitar dhe atë kardio – qarkullues: në këtë të fundit nëpërmjet zgjerimit të enëve të gjakut, favorizohet elasticiteti në muret e enëve të gjakut.

watermelon

“Problemi” është se citrulina nuk gjendet edhe aq në pjesën e tulit të kuq të shalqirit, se sa në pjesën e bardhë, që zakonisht hidhet: kësisoj bie miti i shalqirit si një rregullues për funksionin erektil.

Në çdo rast, citrulina që përmban shalqiri, zëvendësues potencial natyral i viagrës, nuk shkakton të njëjtat efekte anësore sikurse barnat mjekësore.

Aktualisht, kërkuesit i kanë vënë qëllim vetes për ta modifikuar gjenetikisht shalqirin derisa citrulina të arrijë një përqendrim të konsiderueshëm pikërisht në tulin e frutit.

Tani me siguri po mendoni që Viagrat t’i hidhni në plehrat, por do ishte mirë të prisnit pak më gjatë. Arsyeja: Hulumtuesit thonë se ju duhet të hani të paktën gjashtë tase me shalqin (jo shumë të mëdhenj), që të arrijë të ketë efektin e një Viagre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here