Standard.al

Noka: Rama vjedh projektin e Berishës për rrugën Kukës – Shishtavec

0

– Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar ndaj një komenti të bërë ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama në profilin e tij “Facebook”, për rrugën Kukës­Shishtavec. Kreu i Qeverisë bashkangjitur disa fotove, shkruante se tashmë rruga ka një standard të ri. Por sipas deputetit demokrat ky është një projekt i qeverisë Berisha, dhe “një premtim personal i Sali Berishës për banorët e asaj zone”. REAGIMI I PLOTË Të dashur miq sot më njoftuan që naltgjatësia e tij kryeministri Edi Rama paska nxjerrë një status ku na u mburrka se rruga Kukës ­Shishtavec qenka vepër e rilindasve dhe pjesë e të ashtuquajturës “rilindje urbane”. Kjo gjë tregon pafytyrësinë e kryeministrit i cili paturpësisht tenton të vjedhë një projekt të Sali Berishës. Ajo rruge ka qene premtim personal i Sali Berishës për banorët e asaj zone dhe kuksianet ne përgjithësi dhe është projektuar dhe ndërtuar nga qeveria e tij. Kur PD doli ne opozite kishte ngelur një segment i papërfunduar ndërkohë që fondi i këtej segmenti ishte miratuar në FSHZH. Ajo që bëri Rama ishte tentativa për ta bllokuar përfundimin. Dhe kjo u duk qartë se megjithëse fondet ishin të miratuara në FZHSH u ndalua ndërtimi i saj rreth një vit. Kur përfaqësuesit e KFË gjermane ja bënë me dije që fondet do të shkojnë në destinacionin e planifikuar ose ndryshe do bllokoheshin u detyrua ta lejojë vazhdimin e ndërtimit. Dhe sot tentoi të vjedhë këtë vepër të Sali Berishës e kërkon të na e paraqes si “Rilindje Urbane”. Më vjen keq për kryeministrin e vendit tim që nuk ka me çfarë të mburret e vjedh autorësinë e veprave pasi në sy të kuksianëve sot ka dalë qesharak për të mos thënë i pështirë. Në Kukës të gjithë e dinë mirë se kush e ka ndërtuar atë rrugë. Për ty Edvin që se di po ta them unë. Sali Berisha quhet ai që e ndërtoi e jo Edvin Rama. Edvin Rama njihet për kuksianët si njeriu qe po tenton ti izoloje. Shif se mos po i vendos ndonjë taksë e sajon noj kompani tënden që t’u mbledhësh edhe këtu siç po bën me rrugën e Kombit se vetëm këto janë vepra të tuat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.