Horoskopi 30 Korrik

0

Dashi (21 mars- 19 prill)
Aftësia për të menduar vetë do të rezultojë me një ngritje në detyrë. Është mirë ta dini se punëdhënësi juaj ka besim në ju. Shumica e njerëzve bëjnë panik kur përballen me raste emergjente. Jo nuk jeni të tillë. Në vend se të brengoseni, ju ndaleni, e vlerësoni situatën dhe ecni tutje. Kohë pas kohe, ju shkoni edhe përtej mendimeve të mbikëqyrësve tuaj. Ky nuk është problem, duke qenë se keni sens të përbashkët.
Demi (20 prill- 19 maj)
Keni mundësinë t’u shmangeni disa gjërave. Lërini të tjerët të debatojnë derisa ju jeni të fokusuar në diçka tjetër. Kur njerëzit e shohin se jeni të qetë, do t’ju shpërblejnë. Punoni me një person kreativ, sepse do t’ju bëjë ta shihni ndryshe punën. Detyrat që dikur u janë dukur të çuditshme do të duken stimuluese. Kjo sepse kolegët tuaj do t’jua tregojnë vlerën e këtyre detyrave. Në vend se të kërkoni ndryshime, do t’i mirëprisni gjërat siç janë.
Binjakët (20 maj- 20 qershor)
Shfrytëzojeni talentin kreativ për të bërë diçka të re. Nëse arrini tek një audiencë e re do t’ju shpërblehet puna. Mos u brengosni për gjërat e mëdha dhe fokusohuni në tregun tuaj. Njerëzit do të ndihen të kënaqur me progresin tuaj. Kjo ndodh sepse ata kanë mungesë të besimit dhe vizionit. Por ju nuk mjaftoheni me pak. Bëni diçka të veçantë për një grup të përzgjedhur, sepse do të argëtoheni shumë. Sapo të zbuloni punën tuaj, të tjerët do t’ju kopjojnë.
Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)
Keni dëshirë t’i bëni gjërat të punojnë si sahat. Kur nuk ndodh kjo gjë, ju dalin telashe. Ju nuk e keni problem kur njerëzit kanë qasje më të relaksuar ndaj punës, përderisa i realizojnë detyrat e tyre me kohë. Por kur largoheni nga afatet, filloni të shqetësoheni. Nuk e keni telash ta caktoni burimin e problemeve. Duke i ndarë njerëzit mënjanë dhe duke i pyetur se çfarë po ndodh, mund t’i ndryshoni gjërat tutje.
Luani (23 korrik- 22 gusht)
Nuk do të ndalni punën derisa të mos e arrini suksesin. Miqtë dhe të afërmit tuaj do të ndihen paksa të neglizhuar. Provoni t’ua shpjegoni situatën dhe se është vetëm e përkohshme. S’mund të pauzoni për të përgatitur ushqime apo për të larë rroba kur jeni plotësisht të fokusuar në marrjen e një detyre të re. Edhe pse ambiciet tuaja janë të admirueshme, duhet të dini sesi të menaxhoni edhe me raportet personale.
Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)
S’ka rëndësi se ku jeni, gjithmonë do të jeni në qendër të vëmendjes. Keni kujdes të shtuar për dukjen nëse doni të lini përshtypje të mirë tek një punëdhënës apo edhe tek partneri. Njerëzit do të tërhiqen shumë nga ngrohtësia, humori dhe dëlirësia juaj. Jeni persona shumë të dashur për të tjerët. Edhe gjërat më të bezdisshme i bëni argëtuese. Kjo sepse nuk keni frikë të bëni shaka për të thyer akullin.
Peshorja (23 shtator- 22 tetor)
Për ju është e rëndësishme të jetoni jetën mirë. Kjo nuk do të thotë se do të fokusoni gjithë energjinë për të grumbulluar pasuri, derisa të tjerët vuajnë. Përkundrazi, kurdo që keni suksese financiare, ju me zemërgjerësi i dhuroni si donacione. Kjo sepse ju e kuptoni në mënyrë të duhur rolin tuaj në univers. Kur jeni forcë e së mirës, i tërhiqni gjërat e mira. Është gjithashtu e vështirë për ju të kënaqeni vetë kur të tjerët kanë telashe.
Akrepi (23 tetor- 21 nentor)
Përmbushja e familjes me dashuri është diçka që ju vjen natyrshëm. Keni rol të rëndësishëm në shtëpinë tuaj të lumtur. Kurdo që ndonjëri nga të afërmit është i sëmurë apo i brengosur, ju kujdeseni për të derisa ta kalojë problemin. Për fat të mirë, gjithçka është duke shkuar si duhet për të afërmit e të dashurit tuaj. Përfitoni nga rasti të planifikoni një shëtitje të këndshme që do ta shijojnë të gjithë. Do të kaloni më shumë kohë sesa zakonisht por ia vlen.
Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Loading...

Përfitoni nga rasti të ikni në ndonjë pushim me të dashurin. Shijojeni një shëtitje pasionante sepse do të sillni një freski në lidhjen tuaj. Shkurtimet financiare janë më të pakta se që i keni imagjinuar. Mbani sytë hapur për mundësi të reja për të bërë para. Puna me mjete të ndryshme mund të jetë profitabile. Nuk ka rëndësi nëse do të bëni stoli, të riparoni vetura apo të ndërtoni orendi. E rëndësishme është të jeni të angazhuar.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)
Keni dëshirë për gjëra entuziaste, të ndryshme dhe glamuroze. Kjo ju bën të rrezikoni. Për fat të mirë, nuk keni frikë të hidhni baste. Ju mund të lini një punë të sigurt për hir të një karriere që ju përmbush me emocione. Miqtë dhe të afërmit do t’ju paralajmërojnë që po shkoni drejt një katastrofe. Injoroni këto paralajmërime. Është më mirë të ndiqni zemrën. Provoni të jeni të suksesshëm në një fushë edhe pse do t’ju duhet të punoni më shumë.
Ujori (21 janar- 19 shkurt)
Argëtimi është prioriteti juaj i parë. Përfitoni nga rasti të eksploroni territore të panjohura. Do të kënaqeni nga ajo që do të gjeni. Pavarësisht se a bëhet fjalë për të udhëtuar në ndonjë shtet tjetër apo të shikoni një film që zakonisht e shmangni ose edhe filloni lexoni diçka intriguese, s’ka rëndësi. E rëndësishme është të zgjeroni horizontet. Gjithmonë keni pasur opsione të qarta për atë që doni.
Peshqit (20 shkurt- 20 mars)
Puna me një ekip të vogël do të jetë shumë argëtuese. Do të sfidoheni nga një tip rebel të bëni diçka spontane. Në vend se të brengoseni se mund të dukeni budallenj, është mirë ta pranoni këtë sfidë. Të gjithë do të kënaqen me rezultatet. Gjithmonë keni qenë shumë kreativ. Kur keni mundësi të përgjigjeni ndaj sfidave ndiheni shumë mirë. Nëse nuk jeni në lidhje, shpejt do të lidheni me dikë. Dikush që ju admiron do të përpiqet t’ua fitojë zemrën.

Loading...

Lini nje pergjigje