Majko: Koalicioni qeverisës mund të kërkojë rishikim, PS-LSI duhet të diskutojnë në tavolinë të hapur

0

Deputeti i PS Pandeli Majko ka qenë thumbues në intervistën e dhënë për “Zërin e Amerikës”, kur u pyet për problemet që mund të ketë koalicioni qeverisës PS-LSI.

Loading...

Ai tha se nuk duhet fshehur që probleme solli diskutimi i reformës në drejtësi, por këto probleme tha ai duhen diskutuar “në tavolinën e bisedimeve në mënyrë institucionale dhe pa ngjala përpara”.

“Ka një të vërtetë, në diskutimin e reformës së drejtësi, (s’mund të fshehim që koalicioni po funksionon në rregull dhe gjithcka është si më parë), solli disa probleme dhe ka një lëvizje të LSI për një marrëdhënie më të afërt me PD, por kjo s’duhet parë në sensin e negativitetit. Ajo që ka rëndësi është se si do ndërtohet e ardhmja e qeverisjes, ajo që ne duhet të bëjmë pyetje vetes, apo edhe LSI, është se si do ta vazhdojmë këtë histori të përbashket të qeverisjes së vendit. Kjo s’mund të vazhdojë me intriga e akuza, por me një diskutim të hapur.

Nuk e them këtë në sensin e të bërit presing, kam dëgjuar deklarata edhe nga përfaqësues të LSI që janë gati për të vazhduar koalicionin. Duhen diskutuar në tavolinën e bisedimeve në mënyrë institucionale sigurisht pa ngjalë përballë”, tha Majko.

Zoti Majko thotë se procesi për miratimin e reformës në drejtësi nuk lë vend për optimizëm për punën e Kuvendit, dhe se arritja e votave ishte pasqyrë e insistimit të fortë nga ambasadorët e huaj si dhe presionit të publikut, pasi mungonte vullneti i palëve politike në vend për të përmbushur këtë mision. Miratimi i reformës ishte dëshmi se Perëndimi në marrëdhëniet e tij me Shqipërinë mbajti krahun e publikut shqiptar dhe jo të politikës shqiptare, shprehet zoti Majko. Ky ka qenë një fakt i qëndrimit amerikan ndaj Shqipërisë, vazhdon më tej deputeti socialist: “Miqësia e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka kaluar nga dyert e politikës, ka kaluar nëpër dyert e shqiptarëve”. Zoti Majko fajëson opozitën për pengesat deri në arritjen e miratimit, gjë që dëshmohet, thotë ai, edhe nga kritikat e Perëndimit shpesh shumë të ashpra në adresë të udhëheqjes së opozitës. Në gjykimin e tij, kundërshtia nuk lidhej me nene të caktuara, por me interesa politike të pushtet-mbajtjes sot, dhe pushtet-marrjes së nesërme. Ish-kryeministri Pandeli Majko pohon se koalicioni qeverisës po përjeton tensione të brendshme, gjë që u bë më e dukshme gjatë diskutimit të reformës së drejtësisë. Duke pohuar se ka tendenca nga ana e LSI-së për një afrim me Partinë Demokratike, deputeti socialist thotë se këto lëvizje nuk duhen gjykuar negativisht. Partia Socialiste, thotë ai, në marrëdhënie me partnerët në koalicion, ka për detyrë të diktojë tonin e qeverisjes, larg aludimeve, larg akuzave, apo intrigave, por me diskutim të hapur e transparent. E ardhmja e kësaj qeverisjeje, thotë ai, nuk është një histori sallonesh, por një diskutim serioz që t’i shërbejë mbarëvajtjes së qeverisjes, si dhe reformave në pritje, përfshirë reformën zgjedhore. Nëse marrëdhënia PS-LSI vazhdon përmes deklaratave, dhe në distancë nga njëra-tjetra, do të bëhet e nevojshme marrja e një vendimi për partneritetin e palëve në koalicion, shprehet anëtari i Partisë Socialiste, zoti Pandeli Majko.

Loading...

Lini nje pergjigje