Lëvizjet underground/ Humbja e betejës së parë, si po lufton në dy fronte PS me pretekstin e 7 projektligjeve

0
124

Kërkesa për të votuar në Parlament ligjin e Vettingut brenda korrikut, ligj që është pjesë e paketës bashkëshoqëruese të ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi, erdhi si një rrufe në qiell të hapur. E zbuluar në publik si një kërkesë e ekspertëve të EURALIUS, organizimit që është pjesë e delegacionit të BE-së në Tiranë, ajo mori menjëherë vëmendjen e PS-së, e cila duket se e kishte pritur me zell një “shteg të ri”. Kryeministri Rama dhe PS përmes kreut të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj ju përgjigjën me gadishmëri imediate kërkesës për votim të ligjit të vettingut. Ndonëse kjo kërkesë binte ndesh me Kushtetutën, PS nuk nguroi të kërkonte një tejkalim të ligjit themeltar të vendit me arsyetimin e urgjencës së vettingut ose siç e pëlqen ta thërrasë kryeministri procesin, radiografia e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Madje PS nuk nguroi të krijonte sërish “bllokun antiperëndimor”, duke u munduar të përfshijë aty krahas opozitës edhe aleatin kryesore në qeverisje LSI. Mos bindja e demokratëve për të shkelur Kushtetutën dhe qëndrimi i drejtë i Kryetarit të Kuvendit për zbatimin e procedurave parlamentare, duke treguar njëkohësisht gadishmëri për mbledhjen e Parlamentit në seancë të jashtëzakonshme, u morën dhe u paraqitën në publik përmes atyre segmenteve të caktuar të medias apo eksponentëve të ndryshëm si sjellje që nuk iu përgjigj kërkesave të “republikës së ekspertëve”.

 

Rama provokon sërish: PD votoi reformën se kuptoi që i kisha mbledh 94 votat

Kryeministri Edi Rama i mbeti besnik dje skenarit të tij sipas të cilit dhënia e votës nga Partia Demokratike për reformën në drejtësi erdhi vetëm pasi opozita e kuptoi se 94 votat e nevojshme për miratimin e paketës ishin tashmë siguruar nga e majta. “Reforma në drejtësi me 140 vota erdhi për tre arsye: presioni i vullnetit popullor, presioni i pazakonshëm i aleatëve strategjike ndaj bllokuar kundër reformës si dhe presioni që krijoi brenda këtij blloku, kuraja e disa deputetëve që garantuan shumicën për miratimin e kësaj reformë.  Rruga e kësaj reforme kaq radikale, nuk është më e lehtë tani që kaloi reforma kushtetuese, por do të jetë e vështirë në çdo hap qoftë me 7 ligjet urgjente që kanë radhën tani, qoftë me fillimin e zbatimit të tyre që është një histori krejt më vete dhe dhjetëra ligje të tjera. Çdo hap do të jetë një betejë. Një reformë si kjo as që mund të imagjinohej ndryshe se sa hoqëm dhe çdo të heqim akoma. Hyja tek një pakicë e vogël që besoja se reforma në drejtësi do të bëhej. Pas 21 korrikut hyj te shumica dërrmuese e shqiptare që mendojnë se këtë reformë nuk e ndal më asgjë dhe asnjë”. Më tej kreu i qeverisë  vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në procesin e miratimit të reformës. Sipas Ramës, roli i SHBA dhe BE ishte ai i një “engjëlli mbrojtës” për reformën. “As ekspertët e nivelit të lartë dhe as të Venecias nuk do ia kishin dalë nëse SHBA dhe BE nuk do të kishin bërë si asnjëherë më parë në 25 vite mbështetje për Shqipërinë. Nuk do kishin bërë engjëllin mbrojtës së reformës përballë dallgëve mbytëse të të korruptuarve të drejtësisë. Me mbështetjen e SHBA, ndihmën e Komisionit të Venecias, diturinë e ekspertëve të nivelit të lartë vendas e të huaj, me vullnetin e kësaj shumice qeverisëse dhe me gatishmërinë tonë për t’i pranuar opozitës çdo kërkesë që gjen dakordësinë e Brukselit dhe Uashigonit, do t’ia dalim ta shpëtojmë drejtësinë nga kthetrat e të korruptuarve për të çelur negociatat e BE”- deklaroi Rama.

 

Post-humbja

 

Humbja e rolit të protagonistit në procesin e reformës në drejtësi dhe përfundimi i reformës në drejtësi me konsensus dhe jo njëanshmëri e nxori PS-në me pozita jo fituese nga e gjithë çështja 18 mujore. Loja e socialistëve si partia e vetme e mbështetur nga SHBA e BE, ra pas votimit me konsensus të draftit Nuland-Hahn në Parlament. Dhe në këtë pikë më shumë se sa fitorja e demokratëve në këtë proces, pasi rekomandimet e Venecias u morën parasysh pikë për pikë në votimin final, socialistëve u dogji më shumë arritja e Metës. Fitorja e kreut të LSI-së në betejën e reformës në drejtësi, në saj të këmbënguljes deri në fund për konsensus dhe realizimit me sukses të negociatave të minutave të fundit mes ambasadorëve dhe kryedemokratit, nuk është mirëpritur aspak nga Rama e PS. Kreu i qeverisë do të ishte i pari që do reagonte pas thirrjes së ekspertëve të EURALIUS pë të votuar ligjin e vettingut brenda korrikut, megjithëse kërkesa ishte antikushtetuese. “Ankohen se një dorë e zezë po prish konsesusin, sepse u kërkohet thjesht të bëjnë detyrën dhe të vijnë në komision për të mbyllur sa më parë ligjin kyç (Vetingun); pa të cilin Brukseli nuk i hap dot rrugë rekomandimit për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë!. Dhe vazhdojnë akuzat qesharake direkte apo të nënkuptuara, kundër një komploti që e paskan shpartalluar me fuqinë imagjinare të një konsensusi, të cilin në fakt e dhanë (kur u ça muri shurdh i Shqupit e ishin bërë 94 votat e nevojshme) mu në zgripin e humnerës së pasojave të rënda, politike e personale, që i prisnin në raport me SHBA e BE, pas 21 korrikut, të gjithë ata që do votonin kundër reformës”, shkruante kryeministri. Në këtë mes nuk ka munguar as ideja e krijimit të qeverisë “Rama 2”, e cila po mendohet të jetë pa LSI dhe me deputetë të trafikuar nga PD e forca të tjera politike parlamentare. Por deri më tani shanset e krijimit të kësaj qeveria janë thuajse pranë zeros dhe në këtë kushte duket se kryeministri do të tentojë të sheshojë tensionin dhe luftën underground që po zhvillon me LSI-në si të vetmen zgjidhje për të qëndruar ende në pushtet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here