Gjykata e Azerbajxhanit mbyll një televizion privat, kishte mbuluar ngjarjen e puçit në Turqi

0
122

Një gjykatë në Azerbajxhan ka urdhëruar mbylljen e një televizioni privat për shkak të mbulimit që i kishte bërë tentim puçit në Turqi në fillim të këtij muaj.

Gjykata e Apelit në kryeqytetin Baku ka vendosur sot që ta mbajë në fuqi mocionin e Këshillit Kombëtar për Televizion dhe Radio të Azerbajxhanit që t’ia marrë licencën transmetuesit privat ANS, raporton AP.

ANS, së pari ishte urdhëruar me 18 korrik që të ndalojë përkohësisht transmetimin për një muaj sepse autoritetet kishin thënë se raportimi i tij ishte kundër “një partneriteti strategjik në mes të Azerbajxhanit dhe Turqisë.”

Para se të mbyllej, ANS transmetoi një premierë të një interviste me klerikun mysliman që jeton në ShBA, Fethullah Gulen, të cilin qeveria e Turqisë e akuzon për orkestrimin e puçit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here