Standard.al

Mediat austriake e serbe, raportojnë për gjyqin e humbur në Arbitrazh

0

Mediat e ndryshme austriake kanë raportuar mbi rastin e humbur gjyqësor ndërmjet kompanisë austriake OeSD dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Në të gjitha rastet, mediat e Austrisë, sidomos ato të specializuara financiare, tregohet se republika e Kosovës duhet të shlyejë pagesën brenda dy javëve.

Këto media citojnë edhe zyrtarët e lartë të kompanisë OeSD sipas të cilëve, në rast se kjo pagesë nuk shlyhet, atëherë ata kanë të drejtë që të kërkojnë nga shteti i tyre që të konfiskojë pasuri të Kosovës në Austri, raporton lajmi.net.

MPB-ja e ka humbur rastin në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris për shkak të shkëputjes së kontratës në mënyrë të njëanshme për furnizim me pasaporta nga ana e kësaj ministrie. Lidhur me këtë vendim, kanë raportuar edhe mediat në Serbi.

Pagesa 1.4 milion euro nuk ishte shlyer nga MPB-ja, por tash shuma që duhet shlyer është 5. Milion euro, ky hyjnë edhe kamatat, dëmshpërblimi etj.Zeri

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.