Berisha: Rama fsheh provat laboratorike të vrasjes së bërë nga Shullazi

0
123

Ish-kryeministrit Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtorin e policisë Ardian Çipa se mbrojnë Emiliano Shullazin. Berisha publikon në facebook një mesazh të oficerit dixhital ku thuhet se ekspertiza e bërë në laboratorin e Ministrisë së Brendshme doli me prova të pakundërshtueshme laboratorike, biologjike se Emiliano Shullazi ishte pjesëmarrës direkt në një vrasje të disa viteve më parë por se provat mbahen në kasafortë nga drejtori i policisë, Ardian Çipa.

STATUSI I BERISHËS

Oficeri dixhital denoncon: Edvin Shullazin që fsheh provat laboratorike të pjesëmarrjes në një vrasje të Milit të Partisë!

“Përshëndetje Doktor, para rreth 4-5 javëve nga ekspertiza shkencore e bërë në laboratorin e Ministrisë së Brendshme doli me prova të pakundërshtueshme laboratorike, biologjike se Emiliano Shullazi ishte pjesëmarrës direkt në një vrasje të disa viteve më parë. Rezultati i kësaj ekspertize me urdhër të Ramës nuk i është dorëzuar prokurorisë por prej asaj kohe mbahet i ndryrë në kasafortën e zv.drejtorit të  përgjithshëm të policisë, njeriut më të besuar të Shullazit në policinë e shtetit Ardian Çipës, i cili thuhet se së bashku me Saje qorrin e takojnë herë pas here Milin në qeli!” I bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të vendosë para ligjit bashkëpunëtorin me uniformë të Shullazit për fshehje të vrasjes nga ky i fundit! sb

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here