Standard.al

Ajeti fiton trofe, Gjimshiti dhe Azemi në fushë

0

Ditën e djeshme disa prej futbollistëve shqiptarë patën mundësinë të zbrisnin në fushë në miqësoret që skuadrat e tyre luanin, por asnjë nuk e ka nisur nga minuta e parë. Arlind Ajeti, nuk ishte përfshirë në formacion nga Mihajloviç në përballjen me Benfikën për trofeun “Eusebio”. Mbrojtësi i Kombëtares zbrit në fushë në minutën e 82-­të të takimit, ndërkohë që ndeshja përfundoi në barazim 1 – 1 dhe Torino e fitoi përballjen nga penalltië me rezultatin 6­7 duke bërë të vetin këtë trofe.

Amir Abrashi nuk ishte i pranishëm dje për Frajburgun që mundi 2 – 1 turqit e Rizespor, ndërkohë që as Ndoj i transferuar te Breshia, nuk luajti në ndeshjen që skuadra e tij fitoi ndaj Giana Erminio.

Berat Gjimshit aktivizohet sërish me Atalantën, në pjesën e dytë prej minutës së 56-­të në fitoren tenistike që skuadra italiane regjistroi ndaj Chiasso. Lajm i mirë për Ilir Azemin, që u hodh në fushë nga trajneri i Grojter Furt në minutën e 63­-të në miqësoren që skuadra gjermane zhvilloi ndaj turqve të Akhisar.

MIQËSORË – E mërkurë, më 27 korrik

Atalanta – Chiasso 6 – 0 (Gjimshiti 56’)

Frajburb – Rizespor 2 – 1 (Abrashi out)

Breshia – Giana Erminio 2 – 0 (Ndoj out)

Grojter Furt – Akhisar 2 – 2 (Azemi 63’)

Benfika – Torino 1 – 1 (Ajeti 82’)

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.