Vrasja në Vlorë, shkon në 3 numri i viktimave

0
142

Krenar Runaj, i cili mbeti i plagosur nga vrasja e dyfishtë ne Vlorë, tre ditë më parë ka ndërruar jetë.

53 vjeçari Runaj ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri, ngjarje e ndodhur në Vlorë në lagjen “Partizani”, ku mbetën të vrarë Ilir Deromema, rreth 45 vjeç, banues në Vlorë, pronari i eurollotos ku ndodhi vrasja  dhe  Dhimitër Çani 60 vjeç.

Ditën e sotme (27 korrik), policia njoftoi edhe arrrestimin një të dyshuari, që mendohet se ka lidhje me vrasjen.  I arrestuari është shtetasi Partizan Duraj, 42 vjeç banues në Frakull të Fierit. Sipas policisë Duraj akuzohet për sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes.

Vijojnë hetimet për vrasjen

Burimet nga policia bëjnë të ditur se ka dyshime se pronari i lokalit, Ilir Deromema mund të ketë qenë objektiv i vrasjes.

Një nga pistat e hetimit është hasmëria, për një vrasje e ndodhur në 1998. Ilir Deromema dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së Lame Gockaj.

Në vendgjarje janë gjetur një sasi e madhe gëzhojash ndërsa janë numëruar 23 shenja plumbash.

Një makinë e djegur, tip Xhip, me targa AA 210FS  është gjetur plotësisht e djegur pranë fshatit Alikok. Dyshohet se mjeti i djegur është ai që kanë përdorur autorët e krimit. Autorët kanë parkuar makinën 20 metra larg rrugës dhe i kanë vënë flaën për të humbur gjurmët dhe më pas mendohet se janë larguar me automjet tjetër. Pas verifikimeve rezultoi se mjeti është vjedhur në Fier,  2 muaj më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here