Ja përse nuk dobësoheni edhe pse mbani dietë

0
124

Nëse jeni duke u përpjekur të bini në peshë dhe nuk shikoni asnjë rezultat pavarësisht dietave apo stërvitjes së rregullt, atëherë besohet të jetë hormoni leptin përgjegjës për këtë gjë.

Ky hormon sekretohet nga qelizat dhe roli kryesor i tij është të balancojë peshën dhe nivelin e energjisë në trup.

Leptina kryen funksionin e vet në dy mënyra: e para është duke sinjalizuar trurin se kur jeni të ngopur dhe e dyta është stimulimi i indit yndyror për të djegur energji. Për njerëzit mbipeshë thuhet se ky hormon ka fituar rezistencë dhe nuk i kryen funksionet e tij siç duhet.

Pse trupi krijon rezistencë ndaj leptinës?

Kur trupi përjeton nivele të larta leptine për një periudhë të gjatë kohore, ai e humbet ndjeshmërinë ndaj tij. Kjo vjen si pasojë e trurit që nuk “dëgjon” kur leptina tregon ndalimin e të ngrënit (ngopjen) ose nuk përshpejton metabolizmin. Kjo gjendje në trup vështirëson procesin e humbjes së peshës dhe ngadalëson metabolizmin. Për më tepër, njerëzit me rezistencë ndaj leptinës janë të prirur për t’u prekur nga sëmundje kronike dhe shkaktojnë yndyrna të tepërta në stomak si dhe rritje të inflamacionit. Rezistenca ndaj leptinës, mund të vijë si pasojë e përdrorimit të dietave drastike, ku humbisni shumë kilogram në pak kohë. Ushqimet e përpunuara janë një tjetër faktor që shkaktojnë rezistencë ndaj leptinës. Këto ushqime të dëmshme përfshijnë: karbohidratet e rafinuara, ushqimet e larta në sheqer, niveli i lartë i fruktozës, shurupi i misrit, ushqimet me yndyrë etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here