BE-SHBA: Miratoni 7 ligjet, parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës

0
130

Delegacioni i BE në Shqipëri, së bashku me SHBA kërkon miratimin sa më shpejtë të ligjeve që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese, duke përfshirë edhe Vettingun. Në përgjigje të deklaratës së Bashës, zyra e delegacionit të BE në vendin tonë kërkon përshpejtimin e zbatimit të paketës së reformës në drejtësi.

Sipas BE mriatimi i ligjeve është parakusht për nisjen e zbatimit të reformës. Në njoftimin e zyrës së BE thuhet se Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.

Dekalrata e plotë e delegacionit të BE

BE së bashku me SHBA-të kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjit e vlerësimit (vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi.

Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakort për këtë.

Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë.

Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here