Garancia e ushqimeve/ Ushqimet e skaduara riciklohen sërish, qytetarët të jenë të kujdesshëm

0
137

Kompanitë e prodhimit abuzojnë duke i futur aditivë apo konservantë në doza më të larta me qëllim për t’i rritur kohëzgjatjen e tyre në treg

 

Situata paraqitet  problematike me çështjen e sigurisë ushqimore në vendit tonë, ku shumica e tregtarëve, por edhe konsumatorëve nuk janë të ndërgjegjësuar se tregtimi i produkteve  në kushte jo të mira hijeno – sanitare janë të dëmshme për shëndetin. Riskut të helimimit nga konsumi i ushqimeve, përveç temperaturave të larta në këto ditë korriku, u shtohen edhe produktet e mishit, të cilat kompanitë e prodhimit abuzojnë duke i futur aditivë apo konservantë në doza më të larta me qëllim për t’i rritur kohëzgjatjen e tyre në treg. Të gjithë artikujt mbajnë në etikë datën deri kur mund të konsumohet  secili prej tyre dhe  për mallin e pashitur, subjektet që i tregtojnë njoftojnë kompaninë e prodhimit për t’i twrhequr. “Tërhiqen vetë nga kompania ku janë marrë dhe nuk e di si procedohet me ta pas këtij momenti. Për artikujt që vijnë nga Italia i asgjësojmë ose nëse janë në sasi të mëdha thërritet institucioni përkatës, AKU dhe ata e dinë si vazhdohet më tej”, thotë Erjeta Lleshi, përgjegjëse supermarketi. Subjektet që tregtojnë  i njoftojnë menjëherë kompanitë prodhuese për t’i larguar produktet  që kanë skaduar ose janë në prag skadence, por sa të e ndërgjegjshme janë kompanitë prodhuese për të hequr nga tregu dhe për t’i asgjësuar ato? Por thuhet se  ka kompani i shqiptare të prodhimit të sallameve, të cilat i tërheqin dhe më pas i fusin sërish në makineri duke riprodhuar produktin e duke e hedhur sërish në treg. Autoritetin Kombëtar i Ushqimit prej ditësh po kryhen kontrolle në terren tek tregtarët ambulantë. Inspektorët shprehen se, produktet e pa shoqëruara me faturë origjine, sekuestrohen. Ndërsa i bëjnë apel qytetarëve të jenë sa më të vëmendshëm dhe të bëjnë blerje  të cilat janë brenda kushteve në subjekte të lincensuara. Siguria ushqimore për periudhën verës, kur rritet ndjeshëm konsumi, qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm sepse një ushqim I skaduar mund të ndikojë në shëndetin e konsumatorëve. Ndaj konsumatorët duhet të tregojnë tepër kujdes në mënyrën e ushqyerjes dhe të dinë se çfarë po kunsumojnë për të mirën e shëndetit të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here