Qeni hero që i shpëtoi jetën djalit të humbur në mal (FOTO)

0
163

Edhe nëse ndonjëherë dyshoni mbi këtë thënje, atëherë kjo histori e besnikërisë së qenit ndaj njeriut, do të ju bëjë të fitoni simpati për ta.

Një djalosh kishte humbur në një varg malor meksikan 44 orë para se ekipet e shpëtimit ta gjenin atë.

Por, ai nuk ishte i vetmuar në gjithë këtë përvojë të keqe. Me të kishte qëndruar një qen gjatë gjithë kohës dhe e kishte ndihmuar të mbijetonte.

Djaloshi ishte duke marrë pjesë në një kamp veror dhe rrëshqiti duke rënë kështu në një gropë të thellë.

Ai ishte lënduar duke rënë poshtë, por një qen kishte qëndruar me të gjatë gjithë kohës duke e ndihmuar mos të ndjente të ftohtë në malet e Meksikes ku sidomos gjatë natës temperaturat janë shumë të ftohta.

“Më qëndronte afër gjithë kohën, dhe më mbështjellte që të mos ndjeja të ftohtë”, është shprehur djaloshi.

Djaloshi 14 vjeçar e donte qenin ta mbante, por për fat të keq, qeni kishte pronar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here