Paloka i kërkon sqarime Bushatit: Opozita ka votuar për interesin e qytetarëve, mbani premtimet e dhëna

0
145

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, i kërkoi sqarime deputetit socialist, Ervin Bushati, në lidhje me deklaratën e tij se pas miratimit të Reformës në Drejtësi, opozita duhet të vazhdojë me frymën e konsensusit.

Në fjalën e tij gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme, Paloka tha se opozita ka votuar gjithmonë cdo marrëveshje, cdo akt, cdo ligj që ka qenë në interes të qytetarëve.

Ai u shpreh se opozita e sotme është e ndryshme nga ajo e djeshmja, e cila nuk votonte për asnjë ligj dhe marrëveshje, edhe kur ishte nën presion të ndërkombëtarëve dhe qytetarëve.

“Opozita ka votuar gjithnjë cdo marrëveshje që është në interes të shqiptarëve. Ndryshe nga opozita e rilindjes që nuk votonte asnjë reformë edhe kur vihej nën presion nga ndërkombëtarët, edhe kur e kërkonte populli”, tha Paloka

Më tej deputeti demokrat ka kujtuar 3 ligjet e famshme, të cilat krijuan probleme të mëdha midis dy palëve politike, në mandatin e dytë të demokratëve.

“Mjafton të sjellë ndërmend 3 ligjet. Ju nuk i votuat ato edhe pse ishin tepër të rëndësishme për fatin e vendit”, vijoi ai

Paloka tha se Partia Socialiste ka detyrimin që të mbajë premtimin ndaj qytetarëve se problemet e tyre do të zgjidhen pas miratimit të reformës në drejtësi. Ai tha se ky premtim i kryeministrit u bë vetëm për të mbajtur larg vëmendjes problemet e qytetarëve

“Ju sot keni detyrimin që të mbani premtimet që i keni dhënë qytetarëve se pas kalimit të reformës, cdo problem i tyre do të zgjidhet. Kjo deklaratë e Ramës u bë për të hequr vëmendjen. Uroj që të mos i keni mashtruar dhe rimashtruar. “, tha Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here