Horoskopi për ditën e hënë, 25-korrik 2016

0
DASHI21. mars – 20. prill

Gjerat nuk do ju ecin shume mire sot juve qe jeni ne një lidhje dhe here pas here mund te keni edhe debate te vogla ne çift. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse dhe nuk do ju qëndrojnë dot indiferente personave qe do takojnë. Ne planin financiar gjerat do ecin mjaft mire dhe pritet te keni prosperitet e begati. Vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat dhe shpejt do pasuroheni.

DEMI21. prill – 21. maj
Loading...

Venusi do përkujdes gjate gjithë kohës sot për jetën tuaj ne çift dhe çdo gjë ka për t’iu ecur me se miri. Do keni një mirëkuptim te adhurueshëm me atë qe keni ne krah. Beqaret me ne fund do i konkretizojnë ëndrrat e tyre dhe jeta do ju marre drejtimin e duhur. Ne planin financiar nuk do ju dalin te papritura te pakëndshme, përkundrazi do arrini ta përmirësoni situatën fale përpjekjeve dhe maturisë.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Dite dinamike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do doni te ndaheni për asnjë çast nga partneri sepse emocionet qe përjetoni pranë tij janë te papërshkrueshme. Beqaret nuk do ndihen ende gati te hedhin hapa dhe nuk do i pranojnë propozimet. Te ardhurat kane për t’u rritur pa sforcimin me te vogël nga ana juaj. Do ndiheni vërtet mire e te qete.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Asnjë planet nuk do e prishe harmoninë e jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do merreni vesh për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe mund te bëni edhe plane për te ardhmen. Beqaret do fillojnë një lidhje afatgjate me një person qe dikur e kane tallur. Gjendja e financave nuk do jete e keqe, por nuk duhet te hidhni asnjë hap pa qene te sigurte për ato qe do ndodhin.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Merrini gjerat sa me shtruar sot ju te dashuruarit dhe keni për ta pare qe gjithçka do ju ece për mrekulli. Mos mendoni për te ardhmen e largët dhe jepuni përparësi emocioneve te momentit. Beqaret duhet te bëjnë ende durim për te gjetur personin e duhur. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi dhe nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te domosdoshme.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift nuk do ketë asnjë lloj problemi sot. Shprehini sa te mundni ndjenjat dhe përkëdheleni ne çdo moment atë qe keni ne krah. Beqaret do i kenë idetë shume te qarta dhe nuk do hidhen ne krahët e te parit qe do i propozoje. Ne planin financiar vështirësitë do jene te mëdha kështu qe kërkoni ndihme nga te afërmit pa qene shume vone.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Nëse jeni ne një lidhje mos bëni gabim t’i hidhni sytë diku tjetër sot ju te dashuruarit. Kjo do ishte fatale për harmoninë mes jush. Beqaret nuk do kenë durim ta kërkojnë dashurinë dhe do presion qe ajo te vije vete për ta. Kjo ne fakt nuk është diçka e lehte dhe nuk do ndodhe ne këto kohe. Ne planin financiar do dalin probleme te vogla, por qe do i kaloni shume shpejt.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Do ketë vështirësi te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj. Ne disa momente mund te mendoni edhe për ndonjë ndarje. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do mbeten te vetmuar. Për fat te mire buxheti do jete i stabilizuar dhe mund t’ia bëni pak me tepër qejfin vetes.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Do ndodhin gjera te rëndësishme sot ne jetën tuaj ne çift dhe gjithçka ka për te ndryshuar menjëherë. Do ndiheni me optimiste se kurrë. Beqaret do kenë një dite te qete dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet te presin ende edhe pak për te pasur ndryshimet e ëndërruara. Financat për fat te mire do përmirësohen goxha dhe do mund te bëni ndonjë investim te vogël.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Do jeni mjaft te përkushtuar ndaj njeri-tjetrit gjate kësaj dite dhe kjo do ju afroje akoma me shume me njeri-tjetrin. Do zbuloni edhe disa ane te karaktereve qe nuk i keni njohur me pare. Beqaret duhet te presin momentin e duhur për te joshur atë qe pëlqejnë. Financat nuk do jene ne gjendjen qe keni menduar, prandaj mundohuni te shpenzoni sa me pak te mundeni.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Do ju ndryshoje shpesh humori gjate kësaj dite ju te dashuruarve dhe ne disa momente mund te keni edhe debate te forta ne çift. Beqaret duhet te dalin disa here me personat qe do njohin e me pas te marrin vendime. Po u nxituan do gabojnë rende. Ne planin financiar do arrini ta mbani gjithë kohës te stabilizuar situatën, por nuk do jete koha për te kryer investime te ekzagjeruara.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Dite interesante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire pranë partnerit dhe mund te flisni me te me gjate nga me pare. Beqaret nuk duhet te idealizojnë persona pa i njohur ende mire sepse do zhgënjehen shume shpejt. Financat duhet t’i mbani nen kontroll ende sepse gjendja nuk do jete e kënaqshme. Mos mendoni vetëm për te sotmen.

Loading...

Lini nje pergjigje