Zbardhet vrasja në Kukës, arrestohet autori

0
162

Policia e Kukësit njoftoi se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Orgjost ku si pasoojë e një sherrik humbi jetën një 25-vjeçar. Policia thotë se ka marrë një telefonatë në sallën operative se në fshatin Orgjost ka një konflikt mes dy shtetasve.

Menjëherë në vendngjarje është nisur grupi hetimor ku ka rezultuar  se Ismail Memishi ka  plagosur thikë Mirim Hysën, rreth 25 vjeç, të dy banues në fshatin Orgjost të Kukësit.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin  Rajonal Kukës, por si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Nga veprimet  e para hetimore paraprakisht  dyshohet se konflikti ka ndodhur për probleme hasmërie. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here