Post reforma/ Skenari me shumë akte, po tani çfarë do të ndodhë?!

1
132

 

Gëzim Saliu

 

 

U prit me skepticizëm, vazhdoi me mos besim e në fund u mbyll me unanimitet. Pak kush do ta kishte menduar, sidomos duke ju referuar zhvillimeve të javëve të fundit, se reforma në drejtësi do të votohej me konsensusin e plotë të të gjithë deputetëve të Parlamentit. Antagonizmi i fortë që ekziston tashmë prej 25 vitesh mes dy forcave kryesore politike në vend dhe klima e konfliktit mes tyre u duk se do të mposhte “dëshirën” për një reformë që thuhej se kishte 93 % mbështetjen e qytetarëve. Lidhur me këtë pikëvështrim të fundit nuk mund të lëmë pa përmendur skepticizmin, pasi askush nuk vërtetoi se si u arrit tek kjo shifër por se që nga fillimi që u përmend si e tillë dhe deri në fund kur shantazhohej për votimin e saj. Sidoqoftë, duke mos i hyrë në thellësi kësaj pjese që nuk është objekt i shkrimit, ajo që mbeti thelbësore në debatin e reformës në sistemin gjyqësor ishte sjellja e tri aktorëve kryesorë.

Që prej nisjes së diskutimit e deri në fund të saj Partia Socialiste, edhe pse në aleancë me LSI, u mundua të merrte rolin e forcës së vetme politike që e donte me çdo kusht miratimin e reformës në drejtësi. Duke e cilësuar veten si forca që ka kërkuar e para me drafte përkatëse ndryshimin e sistemit aktual, duke ju referuar vitit 2012, PS theksonte se këtë “aspiratë” do ta vinte në zbatim menjëherë sapo ë mbyllej reforma administrative territoriale. E në të vërtetë socialistët nuk zhgënjyen aspak në kuadrin e publicitetit si të “dashuruarit” e reformës. Mbështetja pa asnjë hezitim e kundërshtim i draftit të ekspertëve të nivelit të lartë, i cili u rrëzua në masën 60 % nga Komisioni i Venecias, ishte shenja e parë se PS nuk kërkonte rrugën e konsensusit me palë por atë triumfit. Dhe kjo rrugë vazhdoi  në të njëjtën linjë deri në ditën e votimit, pak para arritjes së konsensusit.  Refuzimi i  propozimeve të vazhdueshme të PD-së dhe mos dëgjimi i zëri të vazhdueshëm të aleatit që fliste pa pushim për votim me konsensus e sipas Venecias, ishin shenja se PS kërkonte triumfalizmin vetjak. Por në fund rezultati ishte aspak ai i menduari 18 muaj më parë nga PS dhe kryeministri Rama, ku planet B, C apo D mbetën në sirtar dhe në zbatim u vu vetëm ai i A.

Ndërkaq Partia Demokratike mund të cilësohet si e përfshirë vonë në diskutimet e reformës në drejtësi, pas skepticizmit për përbërjen e grupit të ekspertëve të lartë, gjë e cila vazhdoi deri në përfundim të procesit. Por pavarësisht stepjes fillestare, nuk mund të mohohet se nga përfshirja e demokratëve në proces, paketa me ndryshimet kushtetuese u zhvesh jo pak nga ngjyrimet e purpurta. Dërgimi në Venecia i mendimeve që morën jo pak dakordësinë e Komisionit, ndikuan në zbehjen e atyre pikave që ndoshta jo “qëllimisht” i jepnin kontroll e pushtet një force të caktuar politike. Këmbëngulja e Bashës dhe demokratëve për zbatimin e rekomandimeve të Venecias fillohej të cilësohej nga PS si kushtëzim për mos votim. Kjo prirje u tejçua më pas edhe tek ambasadorët e SHBA dhe BE, të cilët të informuar nga “burime me zë të heshtur”, nisën të vinin gishtin tek PD si bllokuese e procesit. Ndërmjetësimi i drejtpërdrejtë nga Uashingtoni dhe Brukseli, përkatësisht Nuland dhe Hahn, ishin faktorë decizivë në arritjen e konsensusit dhe vërtetues nga ana tjetër të fakti se kauza e Bashës dhe demokratëve qëndronte larg asaj të përpjekjes për bllokim. Votimi i reformës në bazë të rekomandimeve të Venecias, duke përfshirë edhe nenin e shumë diskutuar 88, padyshim mund të cilësohet si një betejë e fituar nga Basha e  PD.

Por ndryshe nga tradita e dialogimit  në Shqipëri, bipolariteti i zgjidhjeve të çështjeve u zëvendësua në diskutimin e reformës në drejtësi me tre polaritet. Roli i Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte kyç në të gjithë procesin e reformës në gjyqësor. Që prej nisjes së diskutimit për këtë çështje, kreu i Kuvendit dhe njëkohësisht kryetari i LSI Ilir Meta deklaroi se reforma në drejtësi do të votohej me konsensus në Parlament dhe se ajo do të ishte plotësisht në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ecejaket, debatet dhe tensionet mes dy forcave kryesore politike gjatë procesit kishin gjithnjë mes tyre stabilizatorin LSI. Dhe në kohën kur  procesi hyri në fazën finale e palët arritën kulmin e tensionit dhe përplasjes, qëndrimi i kryeparlamentarit dhe LSI-së ishte përcaktues për konsensusin që solli më pas 140 votat në Parlament. Kundërshtimi me takt i Metës i çdo lloj skenari B, C e D dhe këmbëngulja deri në fund tek plani A, edhe kur shumëkush kur ai fliste në mesin e konfliktualitetit politike të javës së fundit për arritje konsensusi e cilësonte si jashtë realiteti, solli tërheqjen nga “peshkimi” e “trafikimi”. Ngritja e zërit kundër një reformë të njëanshme dhe kërkesa e pandërprerë për një votim konsensual ishin dy “armët” kryesore të Metës në betejën e stërzgjatur për reformën në drejtësi.

 

votimi-140-1

“Drejtësia e re”, drafti i plotë me ndryshimet kushtetuese, ja çdo sjellë vetingu, roli i ONM

 

Drafti  me ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi i votuar dy netë më parë me konsensus të plotë të gjithë parlamentit përmes zbatimit të tij do të sjellë edhe efektet për “drejtësinë e re”. Por çfarë ka ndryshuar nga më parë me draftin e ri? Çfarë roli do kenë institucionet e reja? Si do rivlerësohen gjyqtarët dhe prokurorët?

Lidhur me Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili ishte edhe thelbi i debatit të fundit  mes palëve politike në vend, pritet që ky grupim ekspertesh të huaj të mbështesë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së gjithë procesit. “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ushtron detyrat e veta sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit emëron vëzhguesit ndërkombëtarë pas njoftimit të Këshillit të Ministrave. Vëzhguesit emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse. Mandati i vëzhguesit ndërkombëtar ndërpritet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për shkelje të rënda. Vëzhguesi ndërkombëtar ushtron këto detyra: a) i jep rekomandime Kuvendit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të Komisionit, gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik; b) paraqet gjetje dhe mendime mbi çështje që shqyrtohen nga Komisioni dhe nga Kolegji i Apelimit, si dhe kontribuon për kontrollin e figurës sipas nenit DH. Lidhur me këto gjetje, vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojë që Komisioni ose Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, sipas ligjit; c) u jep Komisionerëve Publikë rekomandime me shkrim për të paraqitur ankim. Në rast se Komisioneri Publik nuk i zbaton rekomandimet, ai përgatit një raport me shkrim duke dhënë arsyet e refuzimit. ç) kanë të drejtën të marrin të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për 26 persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet dhe fazat”, theksohet në draftin e miratuar me ndryshime kushtetuese.

Më tej drafti sqaron edh formën se si do të kryhet aplikimi për pozicionin e anëtarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe të Komisionerit Publik, institucionet e reja që kanë një rol kyç në “drejtësinë e re”. Do të jetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë që organizon procesin e hapur dhe transparent të aplikimit dhe kandidatët i paraqesin kreut të shtetit aplikimet dhe të gjitha deklaratat shoqëruese, sipas ligjit. “Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, Presidenti përpilon një listë me kandidatë të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatë të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit monitoron këtë proces. Një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët, sipas ligjit. Jo më vonë se 27 katërmbëdhjetë ditë nga paraqitja e dy listave nga Presidenti, Komisioni, bazuar në vlerësimet e tij, i dërgon rekomandimet Presidentit, i cili ia përcjell ato Kuvendit.

Ndërkohë brenda tre ditëve nga marrja e listës së kandidatëve, të cilët i plotësojnë kriteret formale, listës së kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale dhe listës së rekomandimeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Kuvendi krijon një komision ad hoc me gjashtë anëtarë të ndarë në mënyrë të barabartë midis shumicës dhe pakicës parlamentare. Komisioni, me të paktën katër vota, mund të kalojë një kandidat nga lista e kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale tek lista e kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret formale. Komisioni, me të paktën pesë vota, mund kalojë një kandidat nga lista e kandidatëve të rekomanduar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit tek lista e kandidatëve për votim. Brenda dhjetë ditëve nga krijimi i tij, komisioni ad hoc i përcjell listën e kandidatëve për votim për secilin pozicion komisioneve ad hoc përzgjedhëse. Dy listat e tjera nuk dërgohen për votim. Kuvendi krijon brenda dhjetë ditëve dy komisione ad hoc përzgjedhëse të ndarë në mënyrë të barabartë midis shumicës dhe pakicës parlamentare, ku një komision ka 12 anëtarë dhe një ka 6 anëtarë. 10. Brenda 30 ditëve nga konstituimi i komisionit ad hoc, secili anëtar i komisioni me 12 anëtarë përzgjedh një kandidat për komisioner nga lista e kandidatëve për votim pa debat përmes një votimi të fshehtë elektronik ku secili anëtar i komisionit voton për një kandidat. Komisioni përzgjedh më pas dy kandidatë nga lista e kandidatëve për votim për komisionerë publik përmes një votimi ku dy kandidatët me më shumë vota quhen të përzgjedhur. Në rast barazie të votave, fituesit përzgjidhen me short. Dy kandidatë zëvendësues për secilin pozicion përzgjidhen në të njëjtën mënyrë si për komisionerin publik. 1

Brenda 30 ditëve nga konstituimi i komisionit ad hoc, secili prej 6 anëtarëve të komisionit përzgjedh nga lista e kandidatëve për votim një kandidat për gjyqtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pa debat përmes një votimi të fshehtë elektronik ku secili anëtar i komisionit voton për një kandidat. Komisioni më pas përzgjedh gjyqtarin e shtatë nga kandidatët e mbetur të listës së kandidatëve për votim përmes një votimi të thjeshtë ku kandidati me më shumë vota quhen i përzgjedhur. Në rast barazie të votave, fituesi përzgjidhet me short. Dy gjyqtarë zëvendësues për secilin pozicion përzgjidhen në të njëjtën mënyrë si për gjyqtarin e shtatë.

Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga dy komisionet ad hoc përzgjedhëse përmblidhen në një listë të vetme dhe i dërgohen Kryetarit të Kuvendit. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve në bllok me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve. Në rast se Kuvendi nuk e miraton listën e kandidatëve në bllok, Kryetari i Kuvendit ia kthen atë komisioneve ad hoc për përsëritjen e procesit të përzgjedhjes dhe dërgimin e një listë të dytë brenda 10 ditësh. Kuvendi,brenda 10 ditëve, mund ta rrëzojë në bllok listën e kandidatëve me 2/3 e të gjithë anëtarëve. Në rast se lista nuk rrëzohet, kandidatët e përzgjedhur konsiderohen të zgjedhur.

 

14-06-30-03-31-58big_foto_ministrie

Këshilli i Lartë Gjyqësor

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor, institucioni i ri që krijohet do të përbëhet nga tre anëtarë gjyqtarë dhe dy anëtarë jogjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor emërohen fillimisht për një mandat tre vjeçar, me qëllim përtëritjen e pjesshme të këtij organi. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë e përfundojnë mandatin e tyre pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, por jo më vonë se zgjedhja e të gjithë anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas ligjit. Për emërimet e para për anëtarët jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, verifikimi i kandidatëve sipas nenit 147 të Kushtetutës do të kryhet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Dy anëtarë jo gjyqtarë zgjidhen nga radhët e avokatëve, dy anëtarë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe një anëtar nga shoqëria civile. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, bazuar në njëprocedurë transparente dhe publike, shpall vendet vakante, sipas ligjit.  Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, jo më vonë se 10 ditë nga paraqitja e kandidaturave, verifikon nëse kandidatët plotësojnë kushtet e parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji si dhe vlerëson kriteret profesionale e morale për anëtarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe përgatit listën. Në rast se kandidatët nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret për t’u zgjedhur, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit nuk i përfshin emrat e tyre në listë. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit pas përfundimit të verifikimeve, i dërgon menjëherë listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret formalinën komisionit.

Komisioni i përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend krijon një nënkomision për vlerësimin e mëtejshëm dhe përzgjedhjen e kandidatëve jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e listës. Nënkomisioni përbëhet nga 5 deputetë prej të cilëve 3 caktohen nga shumica dhe 2 nga pakica parlamentare, sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend në kohën e krijimit të nëkomisionit. Nënkomisioni, me të paktën katër vota, mund të përfshijë në listën e kandidatëve edhe ata që janë përjashtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për mospërmbushje tëkritereve formale.Nënkomisioni përzgjedh kandidatët me të paktën 4 vota. Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, kandidati përzgjidhet me short. 8. Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga nënkomisioni përmblidhen në një listë të vetme dhe i dërgohen Kryetarit të Kuvendit. Brenda 10 ditëve, Kuvendi mund ta rrëzojë në bllok listën e kandidatëve me 2/3 e të gjithë anëtarëve. Nëse lista rrëzohet, procedura vazhdon në nënkomision sipas procedurëssëparashikuar në pikën 7 të këtij neni, por jo më shumë së dy herë. Në rast se kandidatët nuk përzgjidhën pas tri raundeve, përzgjedhja e tyre bëhet me short. Në rast se lista nuk rrëzohet, kandidatët e përzgjedhur konsiderohen të zgjedhur.

 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

 

Tre anëtarë prokurorë dhe dy anëtarë joprokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë emërohen fillimisht për një mandat trevjeçar, me qëllim përtëritjen e pjesshme të këtij organi. Për emërimet e para për anëtarët jo prokuror të Këshillit të Lartë Prokurorial qëdo të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, verifikimi i kandidatëve sipas nenit 149 të Kushtetutës do të kryhet nga nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Dy anëtarë jo prokurorë zgjidhen nga radhët e avokatëve, dy anëtarë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe një anëtar nga shoqëria civile. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, bazuar në një procedurë transparente dhe publike, shpall vendet vakante, sipas ligjit.  Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, jo më vonë se 10 ditë nga paraqitja e kandidaturave, verifikon nëse kandidatët plotësojnë kushtet e parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji si dhe vlerëson kriteret profesionale e morale për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisëdhe përgatit listën. Në rast se kandidatët nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret për t’u zgjedhur, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit nuk i përfshin emrat e tyre në listë. 6. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit pas përfundimit të verifikimeve, i dërgon menjëherë listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale nënkomisionit sipas paragrafit 7 të këtij neni. 7. Komisioni i përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend krijon një nënkomision për vlerësimin e mëtejshëm dhe përzgjedhjen e kandidatëve jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e listës. Nënkomisioni përbëhet nga 5 deputetë prej të cilëve 3 caktohen nga shumica dhe 2 nga pakica parlamentare, sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend në kohën e krijimit të nënkomisionit. Nënkomisioni, me të paktën katër vota, mund të përfshijë në listën e kandidatëve edhe ata që janë përjashtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për mospërmbushje të kritereve formale.Nënkomisioni përzgjedh kandidatët me të paktën 4 vota. Nëse nuk arrihet 19 shumica e kërkuar, kandidati përzgjidhet me short. 8. Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga nënkomisioni përmblidhen në një listë të vetme dhe i dërgohen Kryetarit të Kuvendit. Brenda 10 ditëve, Kuvendi mund ta rrëzojë në bllok listën e kandidatëve me 2/3 e të gjithë anëtarëve. Nëse lista rrëzohet, procedura vazhdon në nënkomision sipas procedurës së parashikuar në pikën 7 të këtij neni, por jo më shumë së dy herë. Në rast se kandidatët nuk përzgjidhën pas tri raundeve, përzgjedhja e tyre bëhet me short. 9. Në rast se lista nuk rrëzohet, kandidatët e përzgjedhur konsiderohen të zgjedhur.

 

Kushtetuta e re e Shqipërisë, ja hapat

 

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi, vendi do ketë thuajse një Kushtetutë të re, pasi janë thuajse 60% e tekstit të saj që ndryshon. Procedura që ndiqet për zbatimin e ndryshimeve të ligjit themeltar të vendit parashikon se Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Presidentit të dekretojë ndryshimet kushtetuese të miratuara në seancë. Kreu i shtetit ka në dispozicion 20 ditë për tu shprehur, dhe në bazë të nenit 177 të Kushtetutës, parashikohet që ai nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës. Pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndryshimet kushtetuese pritet të hyjnë në fuqi në datën 27 gusht.

Hapi tjetër është nisja e procedurave për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), i institucion i ri Kushtetues, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi. Në këto kushte në fillim të shtatorit do të jetë zgjedhur trupa  prej 9 anëtarësh e Këshillit të Emërimeve. Pas ngritjes së këtij Këshilli, do të nisin procedurat për funksionimin e procesit të vettingut. Nëntë anëtarët e KED-së do të zgjidhen pa iu nënshtruar këtij procesi, pasi ende nuk janë përcaktuar strukturat e reja për vettingun dhe as ekspertët ndërkombëtar që do ta monitorojnë atë. Ky proces pritet të nisë në muajin shtator me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Lajmërohet që këtë të hënë do të jetë seanca e fundit e këtij sesioni ku nuk janë përfshirë në rendin e ditës së Kuvendit 7 projektligjet shoqëruese të paketës Kushtetuese të reformës në drejtësi. Shtatë ligjet të cilat përcaktojnë organizimin dhe funksionimin e institucioneve të reja sipas Kushtetutës së re, do diskutohen e miratohen në sesionin e ardhshëm parlamentar, në kushtet kur do ketë hyrë në fuqi Kushtetuta e re. Votimi i këtyre ligjeve bëhet me shumicë të cilësuar prej 84  votash në Kuvend.

 

 

ylli-manjani-1

Manjani: Të nisë diskutimi për miratimin e ligjeve dhe të zbatohen ndryshimet

 

Pas miratimit të reformës në drejtësi, ministri i  Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se duhet të nisë diskutimi për miratimin e ligjeve dhe të zbatohen ndryshimet.  Nëpërmjet një mesazhi për këtë miratim historik, kreu i drejtësisë shqiptare tha dje se duhet ndërtuar edhe një kalendar veprimesh ekzekutive për zhvillimin e sistemit të ri të projektuar në Kushtetutë, “Tani është momenti të fillojmë diskutimin për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve. Paralelisht duhet edhe të ndërtojmë një kalendar veprimesh ekzekutive për zhvillimin e sistemit të ri të projektuar në Kushtetutë. Në këtë periudhë tranzicioni i kërkoj trupës gjyqësore dhe prokurorisë të jenë të fokusuar në ushtrimin me korrektësi të pergjegjësisë së tyre publike. Deri në transferimin e përgjegjësisë tek institucionet e reja që parashikohen në ndryshimet kushtetuese, puna vazhdon normalisht dhe me përgjegjësi ligjore. Edhe njëherë urime miratimit konsensual të reformës së Shtetit tonë të përbashkët!”- u shpreh ai.

 

kuvendi-i-shqiperise1

Të hënën seanca e fundit parlamentare, 7 projektligjet votohen në shtator

 

Seanca plenare e cila duhej që të mblidhej të enjten, do të mblidhet këtë të hënë dhe sipas njoftimit të bërë publik në faqen zyrtare të Kuvendit nuk janë të përfshira në rendin e ditës 7 projektligjet për implementimin e ndryshimeve kushtetuese, duke u shtyrë për sesionin e ardhshëm parlamentar. Anëtari socialist i Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Ulsi Manja tha se,: ” nuk ka shtyrje për ën shtator. sesioni mbyllet të hënën dhe 7 projektligjet do të diskutohen dhe miratohen në shtator. Arsyeja është kjo. Projekti Kushtetues do të shkojë për dekretim dhe më pas për botim në fletoren zyrtare. Kushtetuan hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Për arsye tërësisht kushtetuese e ligjore, pa hyrë në fuqi drafti kushtetues pa votuar dje, nuk mund të miratohen 7 projektligjet. Pasi gjithë referenca e këtyre ligjeve është tek Kushtetuta. Të bëhet valide kushtetuta dhe i hapet rrugë miratimit të 7 projektligjet. Brenda 20 ditëve Presidenti duhet ta firmosë dhe më pas shkon për botim në fletoren zyrtare. Në shtator, sapo Kushtetuta të ketë hyrë në fuqi do të fillojë diskutimi dhe miratimi i këtyre ligjeve”.  Këto 7 projektligje cilësohen si projektligje të emergjencës, për të cilat kërkohet miratimi i tyre për ti dhënë efekt të plotë reformës në drejtësi. Ligjet janë kryesisht të karakterit organik dhe përfshijnë: Projektligji “Për Gjykatën Kushtetuese”, drafti “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, projektligji “Për organizimin e gjyqësorit”, ai “Për organizimin e prokurorisë”, Projektligji “Për mirëqeverisjen e organeve të drejtësisë”, projektligji për SPAK dhe Byroja si dhe Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve”. Në total janë më shumë se 40 projektligje që duhen miratuar nga Kuvendi si pjesë e paketës së reformës në drejtësi.

 

rama-e-blushi-p-euml-rplas-euml-n-fort-n-euml-kuvend_hd

Rama e shpall të hënën pushim, por Meta mbledh seancën parlamentare

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje gjithë popullin shqiptar se administrata publike ditën e hënë do ta bënte pushim, për shkak të asaj që ai e cilësoi si fitoren më të madhe të 25 viteve të fundit, atë të Reformës në Drejtësi. “Se bashku kemi arritur te paarritshmen ne 25 vjet. Prandaj te hënën administrata pushim dhe le te jete një fundjave e gëzuar për te gjithë”, shkruante ai.  Por vetëm pak minuta pas këtij vendimi të kryeministrit Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, ka njoftuar për mbledhjen e punimeve të Kuvendit, po ditën e hënë. Nisur nga fakti se 7 projektligjet janë të pamundura për tu votuar edhe sikur seanca të zhvillohej të enjten, logjika për ti dhënë fund sesionit parlamentar më herët është e drejtë, sidomos duke marrë parasysh zhvillimet e fundit të reformës në drejtësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here