Informacion i vlefshëm, a është depresioni vetëm problem mendor?!

0

Sot për sot depresioni është një ndër sëmundjet pët të cilën janë bërë shumë kërkime. Ajo nuk bën përzgjedhje moshe, gjinie apo rrace. Nëse tê paktën një herë të vetme keni njohur dikë që vuan nga depresioni atëherë jeni më afër të kuptuarit se si ai ndikon në menyrën si ndihesh apo si përballon aktivitete të ndryshme gjatë ditës si gjumi, të ushqyerit dhe puna.

Për vite me radhë depresioni është konsideruar një gjendje mendore. Simptomat e tij më të zakonshme janë ndjesia e vazhdueshme e mërzisë apo boshllëkut, të ndierit pashpresë, fajtorë, të pavlerë, pa ndihmë, vështirësi në gjumë, përqëndrim, vështirësi në të mbajturit mend të gjërave dhe në marrje vendimesh. Shumë nga simptomat tregojnë gjende mendore, por kërkime të shumta kanë vërtetuar që depresioni ndikon edhe në gjendjen fizike të individit.

Depresioni dhe sëmundjet e zemrës

Në studime të pacientëve të ndryshëm me depresion, është zbuluar se 40%- 60% e pacientëve të prekur nga patologji kardiovaskulare kalojnë depresion të lehtë, ndërsa 30%- 50% e pacientëve që vuajnë nga depresioni, kanë rrezikshmëri për sëmundjet kardiovaskulare.

Lidhja mes këtyre dy sëmundjeve është pasojë e stresit. Sipas mjekëve, stresi çon në depresion dhe trupi me anë të sistemit imunitar fillon të luftojë si për çdo sëmundje tjetër duke çliruar proteina të cilat lidhen drejtpërdrejt me sistemin kardiovaskular.

Sipas studimit për të trajtuar depresionin duhet bashkpunimi i një psikiatri me një kardiolog.

Depresioni dhe dhimbja e shpinës

Një tjetër studim zbulon se në 60% të personave të prekur nga depresioni i niveleve të ndryshme, ankohen edhe nga dhembja e shpinës. Duke qënë se depresioni nuk konsiderohet më vetëm një sëmundje mendore/mentale ai lidhet edhe me gjendje të tjera fizike si dhimbja e kokës, lodhje muskulare, probleme me tretjen etj.

Lini nje pergjigje