Vrau bashkëshortin me sëpatë në gjumë, Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg 35-vjeçaren

0
105

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 35-vjeçaren Mirela Buzhalin, e cila tre ditë më parë ka goditur me sëpatë bashkëshortin e saj duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ditën e djeshme, 35-vjeçarja Buzhali ka dalë përballë togave të zeza dhe në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se përveç gjeneraliteteve të saj, nuk ka shprehur asnjë fjalë tjetër. Burime pranë Gjykatës së krimeve të rënda bëjnë me dije se gjendja emocionale e 35-vjeçares ka qenë mjaft e rënduar. Nga ana tjetër burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se, Mirela Buzhali ka qenë mjaft kontradiktore në deklaratat e bëra përballë uniformave blu si dhe ndaj prokurorit të çështjes pas vrasjes së bashkëshortit të saj 45-vjeçarit Shkëlzen Buzalli. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Barbullush Vau Dejë, Shkodër, gjatë orëve të vona të natës së 18 Korrikut shtetasja Mirela Buzalli, 35 vjeç, ka vrarë bashkëshortin 45- vjeçarin Shkëlzen Buzalli, duke e qëlluar më sëpatë në kokë, ndërsa ky i fundit ishte duke fjetur gjumë. Fill pas vrasjes, burime zyrtare nga policia bënë me dije se, vrasja e 45-vjeçarit ishte e paramenduar nga 35-vjeçarja, pasi kjo e fundit është zgjuar nga gjumi dhe e ka goditur me sëpatë në kokë bashkëshortin ndërsa po flinte. Burime zyrtare policorë bënë me dije se , menjëherë pas vrasjes së bashkëshortit të saj 35-vjeçarja ka hedhur nga dritarja e dhomës sëpatën me të cilën kreu vrasjen dhe pak orë më vonë, i është drejtuar komisariatit të policisë Vau Dejës, ku edhe është vetë dorëzuar duke rrëfyer të gjithë ngjarjen. Në momentin që kjo e fundit ka kryer krimin në banesë ndodheshin 3 fëmijët e çiftit Buzhali dhe njëri prej tyre i cili flinte në dhomën ku ndodhi vrasja ka parë të gjithë skenën. Bëhet me dije se fëmija 14-vjeçar ka deklaruar, se ka parë nënën e tij me një sëpatë në dorë menjëherë pas vrasjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here