Tiranë/26-vjeçarja dhunon nënën dhe fëmijën e saj 6-vjeçar

0

Dhuna në familje nuk ka të ndalur.  Dy raste të tjera dhune në familje raportohen në kryeqytet. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është arrestuar  26-vjeçarja Fatbardha Gj. banuese në Tiranë, e dënuar edhe më parë.

Arrestimi i saj u bë pasi në banesë, në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën e saj me iniciale M. Gj., 48 vjeçe dhe fëmijën e saj të mitur, 6 vjeç.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe Sajmir Zelia, 39 vjeç, banues në Tiranë,  pasi në banesën e tij, në rrugën “Tasim Shehu”, në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht bashkëjetuesen e tij me iniciale M. S., 31 vjeçe, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për urdhër të menjëhershëm mbrojtje.

Lini nje pergjigje