Hillary Clinton, kandidatja demokrate për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, ka reaguar lidhur me sulmet në Gjermani.
Përmes llogarisë në Twitter, Clinton është shprehur se, është “duke e monitoruar situatën e tmerrshme në Mynich”.
“Ne qëndrojmë me miqtë tanë në Gjermani”, ka shkruar ajo.
Sot, Clinton vizitoi Orlandon, vendin ku ndodhi sulmi në një klub nate LGBT, ku mbetën 49 të vdekur.