Miratimi i reformës, mediat ndërkombëtare i kushtojnë vëmendje të veçantë

0
118

Disa prej mediave më të rëndësishme ndërkombëtare si NBC News, Uashington Post, The Associated Press, etj, i kanë kushtuar një vëmendje të vecantë miratimit të reformës në drejtësi. Pothuajse në të njëjtën linjë, mediat shkruajnë se Shqipëria ka hedhur një hap mjaft të rëndësishëm drejt hapjes së negociatave për antarësimin në BE. Gjithashtu, në shkrimet e tyre është përshkruar tensioni dhe mosmarrëveshjet që karakterizuan procesin e negociatave.

Miratimit i reformës historike në drejtësi është pasqyruar edhe nga disa prej mediave më të njohura ndërkombëtare. Agjensia Reuters nëpërmjet një artikulli kushtuar votës unanime në parlament nënvizon se Shqipëria ka kaluar një paketë ndryshimesh mjaft të rëndësishme të cilat janë konsideruar si thelbësore sa i përket rrugës së anëtarësimit të vendit në BE. Në rreshtat e shkrimit është përshkruar edhe tensioni që e karakterizoi procesin. Gjithashtu, Reuters citon edhe zyrtarët e Bashkimit Europian të cilët u shproehën se reforma do t’i japë shqiptarëve një sistem drejtësie më të besueshëm, të pavarur dhe transparent.

Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe the Associated Press, e cila në artikullin e saj thekson se reforma është hap mjaft i rëndësishëm në rrugën e integrimit. Ata nënvizojnë se për hartimin e draftit u deshën 18 muaj negociata me mbështetjen e ekspertëve të BE-së, Shteteve të Bashkaura si dhe të Komisionit të Venecias. Më tej shkruhet se reforma do t’a rifreskojë sistemin e drejtësisë për t’a bërë atë më të besueshëm. Lajmi i the Associated Press është ripostuar edhe nga gjigandët amerikanë të medias, NBC News dhe The Washington Post.

Nga ana tjetër, Voice of America shkruan se më në fund partitë politike arritën të gjejnë konsesusin për një reformë e cila në rast se nuk do të miratohej do të vendoste në rrezik rrugën europiane të vendit. Me tej, artikulli nënvizon se reforma ka për qëllim t’a bëjë gjyqsorin të pavarur, të aftë për të luftuar korrupsionin si dhe t’i japë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve shqiptarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here