Ja ligjet dhe projektligjet emergjente që duhet të miratohen javën tjetër për implementimin e reformës

0

Votimi i djeshëm unanim për draftin konsensual të Reformës në Drejtësi, nuk është i vetmi. Që të nisë sa më shpejt implementimi I saj, duhen miratuar edhe 7 ligje shumë të rëndësishme si dhe rreth 40 projektligje të tjera të paketës.

Loading...

Dita e entje e javës tjetër do të jetë po aq e rëndësishme sa e mbrëmshmja sepse pritet që të sjellë miratimin në Kuvend të 7 ligjeve për implementimin e ndryshimeve kushtetuese. Mendohet që të mos ketë pengesa, duke qenë se palët tashmë kanë dhënë verdiktin e tyre duke votuar me 140 vota, pro gjithë paketën e Reformës në Drejtësi.

Edhe këto votime për ndërhyrjet në Kushtetutë, priten  të bëhen me konsensus të plotë, pavarësisht se ato mund të kalohen edhe me një shumicë të thjeshtë, me 71 vota.
Implementimin sa më parë të Reformës në Drejtësi e ka kërkoi sot edhe Bashkimi Evropian, ndërkohë që edhe përfaqësues të qeverisë kanë deklaruar se këto 7 ligje janë të detajuara dhe me afate kohore.

Ligjet janë kryesisht të karakterit organik dhe përfshijnë: Projektligji “Për Gjykatën Kushtetuese”, drafti “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, projektligji “Për organizimin e gjyqësorit”, ai “Për organizimin e prokurorisë”, Projektligji “Për mirëqeverisjen e organeve të drejtësisë”, projektligji për SPAK dhe Byroja si dhe Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve”.

Në total janë më shumë se 40 projektligje që duhen miratuar nga Kuvendi si pjesë e paketës së reformës në drejtësi.

Loading...

Lini nje pergjigje