EKSKLUZIVE/ KLSH: Janar-qershor 2016, administrata publike u vjedh shqiptarëve 280 milionë euro!

0

–   Rekorde të reja të korrupsionit galopant janë shënuar nga qeveria qendrore dhe vendore. Shkelje financiare, të ardhura të munguara, shpenzime të shpërdoruara, që kanë të gjitha një objektiv: të mbushin xhepat e zyrtarëve…!

Loading...

–   Janë bërë 23 kallëzime penale për drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë

 

 Ervin Kaduku

 

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një rekord të ri vjedhjesh e shpërdorimesh nga zyrtarët e qeverisë në qendër e në bazë. Janë rreth 280 milionë euro fondet e shpërdoruara, të cilat, në rast se do të investoheshin, do të mjaftonin për të bërë 280 kilometra autostradë me 4 korsi në zonë fushore…

Buletini i dytë statistikor i KLSH i vitit 2016, i përgatitur nga ky institucion, përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë periudhës janar-qershor. Për periudhën janar – qershor 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga 98 auditime të planifikuar për auditim, ka ushtruar dhe ka vijuar me përgatitjen e materialeve për 102 auditime.

Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë konstatuar: Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 4.15 miliardë lekë; Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 33.78 miliardë lekë nga të cilat: 31.96 miliardë lekë në fushën e të ardhurave dhe 1.8 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve.

Këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2013-2015 dhe pjesërisht periudhës kohore 2015-deri në mars 2016.

 

 SHKELJET ME DËM EKONOMIK

 

NË SEKTORIN E TATIM – TAKSAVE, NË VLERËN E PËRGJITHSHME PREJ 1,199,941 MIJË LEKË, KONSTATUAR NË INSTITUCIONET:

Bashkia Skrapar, në vlerën 341,682 mijë lekë, nga të cilat: 4,776 mijë lekë për mospagesë të taksave vendore dhe 336,906 mijë lekë për mos pagesë për tarifën e zënies së sipërfaqes prej 120 ha, e cila është dhënë me qera me leje minerare.

Bashkia Malësi e Madhe, në vlerën 4,114 mijë lekë, për mospagesë të taksave vendore.

Bashkia Mirditë, në vlerën 11,750 mijë lekë, për mospagesë të taksave vendore

Bashkia Elbasan, në vlerën 7,673 mijë lekë, për mospagesë të taksave vendore

Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier, në vlerën 107, 380 mijë lekë, penalitete për tatimin mbi vlerën e shtuar

Njësia e tatim paguesve të Mëdhenj, në vlerën 713,122 mijë lekë, penalitete për tatimin mbi vlerën e shtuar

 

NË SEKTORIN E DOGANAVE, NË VLERËN  429.527 mijë MIJË LEKË, KONSTATUAR NË INSTITUCIONET:

Dega Doganore Durrës, në vlerën 321,565 mijë lekë, penalitete për parregullsi në dokumentacion e diferencë peshe në procesin e vlerësimit të detyrimit doganor

Dega Doganore Rinas, në vlerën 18,418 mijë lekë, rivlerësimi i detyrimit doganor

Dega doganore Kakavijë, në vlerën 89,544 mijë lekë, rivlerësimi i detyrimit doganor

 

NË FUSHËN E PAGAVE, SHPËRBLIMEVE DHE SIGURIMEVE SHOQERORE, NË VLERËN E PËRGJITHSHME PREJ 66,527 MIJË LEKË, KONSTATUAR NË INSTITUCIONIN:

KESH sh.a, në vlerën 36,560 mijë lekë, si pasojë e dhënies së një shpërblimi të veçantë mbi pagë, në fund të vitit për punonjësit e Shoqërisë KESH sh.a.

 

 NË FUSHËN E PROKURIMEVE, NË VLERËN E PËRGJITHSHME PREJ 1,789,208 MIJË LEKË, KONSTATUAR NË INSTITUCIONET:

SHKELJE E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 351,179,000

Projekti: Shëndetësia elektronike në Shqipëri 243,834,000

Autoriteti Rrugor Shqiptar 111,009,000

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” 55,829,000

Bashkia Mallakastër 44,293,000

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit 37,666,000

 

SHKELJE PROCEDURASH NË ZBATIMIN E PUNIMEVE

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar 517,563,000

KESH sh.a 106,383,000

Bashkia Konispol 66,314,000

Bashkia Elbasan 34,327,000

Bashkia Belsh 22,380,000

 

NË FUSHËN E SHITJES DHE DHËNIES ME QIRA TË PASURISË SHTETËRORE, NË SHUMËN E PËRGJITHSHME PREJ 158,985 MIJË LEKË KONSTATUAR NË INSTITUCIONET:

 

Bashkia Berat, në vlerën 29,932 mijë lekë, nga e cila vlera 9,738 mijë lekë, si pasojë e mos pagesës së vlerës së qirasë së dhënë për objektet e Bashkisë, ndërsa vlera prej 20,194 mijë lekë, si rezultat i aplikimit të gabuar të referencave ligjore në vlerësimin e truallit dhe të një investimi publik.

Bashkia Shijak, në vlerën 24,522 mijë lekë, si pasojë e mos pagesës së qirasë për një objekt truall të dhënë

Bashkia Maliq, në vlerën 21,118 mijë lekë, si pasojë e mos pagesës së qirasë për një objekt truall të dhënë

KESH sh.a, në vlerën 16,956 mijë lekë, si pasojë e anulimit të procedurave të shitjes së energjisë elektrike në datën 03.2.2015 dhe derdhjet e ujit të HEC-it Vau-t të Dejës pa prodhim energjie, pra pa përfitim financiar, në kushtet e prurjeve të mëdha me qëllim mbajtjen e niveleve të rezervuarve në kufijtë e lejuar dhe të shfrytëzimit në zbatim të Rregullores së shkarkimit të plotave.

ZVRPP Gjirokastër, në vlerën 16,490 mijë lekë, si pasojë e përdorimit të paligjshëm të truallit

 

NË FUSHËN E SHPENZIMEVE OPERATIVE, NË SHUMËN E PËRGJITHSHME PREJ 245,320 MIJË LEKË, KONSTATUAR NË INSTITUCIONET:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 168,060,000

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë 35,268,000

 

NË ZËRIN “TË TJERA”, SHKELJE TË DISIPLINËS FINANCIARE NË SHUMËN E PËRGJITHSHME PREJ 260,507 MIJË LEKË, KONSTATUAR NË INSTITUCIONET:

 

KESH sh.a, në vlerën 223,182 mijë lekë, si pasojë e realizimit të marrëveshjeve të ndaluara në procedurat e shit/blerjes së energjisë elektrike, pasi kanë fshehur pozicionin e tyre të dyfishtë dhe kanë kryer tregti direkte të fshehtë, duke krijuar avantazh të paligjshëm, duke mos respektuar rregullat e konkurrencës

ZVRPP Kukës, në vlerën 18,000 mijë lekë, si pasojë e shpronësimeve ndaj pronarëve pa patur në pronësi toka dhe nuk janë llogaritur e ndalur kamatvonesat për rregjistrimin e lejeve të përdorimit për disa  pasuri

ZVRPP Gjirokastër, në vlerën 4,190 mijë lekë, kamatvonesa për mos rregjistrimin në kohë të pronave

ALUIZNI Elbasan, në vlerën 4,283 mijë lekë, si pasojë e mos llogaritjes së vlerës së parcelës ndërtimore.

 

SHKELJE TË DISIPLINËS FINANCIARE ME NDIKIM NEGATIV NË PERFOMANCËN E SUBJEKTEVE TË AUDITUARA, NË SHUMËN E PËRGJITHSHME 33,781,279 MIJË LEKË NGA TË CILAT: 31,962,801 MIJË LEKË NË FUSHËN E TË ARDHURAVE DHE 1,818,478 MIJË LEKË NË FUSHËN E SHPENZIMEVE KONSTATUAR NË INSTITUCIONET:

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në vlerën 100,633 mijë lekë, vlerë kjo e konstatuar në tre kontrata me objekt “Studim projektim” është llogaritur TVSH, mbi vlerën e Qirasë me një efekt negativ financiar në shumën 9,800 mijë lekë; në objektin “Supervizim dhe auditim për vlerësimin e punimeve të rrugëve” është kërkuar nga OE fitues përdorimi i pajisjeve FËD megjithëse disponoheshin nga ARRSH dhe ky supervizim të kryhej prej tij me një efekt financiar prej 36,000 mijë lekë; në objektin “Studim projektim masa inxhinierike në aksin Vlorë-Sarandë dhe Fier-Ballsh-Tepelenë” auditimi i kontratës nr. 4093/1, datë 3.8.2015, është bërë në kondërshtim me kushtet e përgjithshme të kontratës 4418/6, datë 6.10.2014, dhe me VKM nr. 704, datë 29.10.2014, neni 45, me një efekt financiar prej 36,000 mijë lekë; nuk është mbrojtur çështja në gjykatë nga ARRSH për dëmtimin e një vinçi të shoqërisë “N&G 2005” në të njejtin nënkalimin hekurudhor vajtje kthim në rrugën Kavajë Leskovik, me një efekt ekonomik në shumën 18,833 mijë lekë.

Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në vlerën 79,560 mijë lekë, si pasojë e shtesave në kosto për mirëmbajtjen e dy pajisjeve skaner dhe akselerator në kontratën e shërbimit të mirëmbajtjes së pajisjeve

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, u konstatua se humbjet më 31.12.2015 paraqiten në vlerën 11,779,106 mijë lekë (nga 10,017,530 mijë lekë që ishin më 31.12.2014), nga të cilat në sektorin buxhetor në 1168 subjekte në vlerën 1,252,700 mijë lekë dhe në sektorin privatë në 45,008 subjekte në vlerën 10,526,406 mijë lekë. Gjithashtu dhe nga skualifikimi i padrejtë i OE “Ekspo System dhe Media Print”, në vlerën 14,712 mijë lekë, si pasojë e përdorimit pa efektivitet të fondeve publike.

Bashkia Skrapar, në vlerën 307,251 mijë lekë, për të cilën subjektet private janë pajisur me leje shfrytëzimi për sipërfaqe pyjore dhe kullosore, ndërkohë nuk është bërë kërkesë pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Administrimit të Ujrave për heqjen nga fondi pyjor, me qëllim lidhjen e kontratave për arkëtimin e vlerës përkatëse.

Bashkia Rrogozhinë, në vlerën 448,205 mijë lekë, si pasojë e mos inventarizimit dhe administrimit të aseteve

Bashkia Berat, në vlerën 92,956 mijë lekë, si pasojë e mos arkëtimit të taksave vendore.

Bashkia Lezhë, në vlerën 72,633 mijë lekë, si pasojë e përdorimit jo me efektivitet të fondeve në 3 (tre) procedura prokurimi.

Bashkia Poliçan, në vlerën 70,291 mijë lekë, si efekt i mos pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore për 100 punonjës që nga viti 2013.

Bashkia Elbasan, në vlerën 98,757 mijë lekë (në të ardhura), si pasojë e mos pagesës së taksave vendore për 272 subjekte

Bashkia Elbasan, në vlerën 58,250 mijë lekë (në shpenzime), si pasojë e përdorimit jo me efektivitet të fondeve në 3 (tre) procedura prokurimi;

Bashkia Lushnje, në vlerën 243,000 mijë lekë (në të ardhura), e cila përfaqëson, prona dhe asete të ndryshme në pronësi të Bashkisë por që shfrytezohen nga private

Bashkia Lushnje, në vlerën 61,830 mijë lekë (në shpenzime), si pasojë e përdorimit jo me efektivitet të fondeve në 4 (katër) procedura prokurimi;

Bashkia Shijak, në vlerën 69,968 mijë lekë (në të ardhura), nga të cilat: 68,730 mijë lekë taksa vendore të papaguara dhe vlera 1,238 mijë lekë, taksa të papaguara nga bizneset

Ndërmarrja “Trajtimi i Studentit nr. 3” sh.a, Tiranë, në vlerën 175,722 mijë lekë nga të cilat: 162,958 mijë lekë, si pasojë e mos llogaritjes së saktë të qerave (e pakontraktuar) për ambientet që shfrytëzohen nga familjarët, detyrim ky i pa dokumentuar dhe kontabilizuar; 12,764 mijë lekë, si pasojë e ndërprerjeve të shpeshta të marrëdhënieve të punës, pa shkaqe të arsyeshme dhe të pambështetura nga ana ligjore, kanë sjellë hapjen e procedurave gjyqësore nga punonjësit e larguar

KESH sh.a, në vlerën 2,465,649 mijë lekë, përfaqëson diferencën midis çmimit të shitjes së energjisë nga KESH sha dhe çmimit të blerjes së energjisë nga OSHEE sha, me një diferencë çmimi prej rreth -24.38 Euro/Mëh, vlerë e cila përbën një të ardhur të munguar për Shoqërinë KESH sha dhe për Buxhetin e Shtetit. Gjithashtu nga nënshkrimi dhe zbatimi i marrëveshjes me shoqërinë “Energji Ashta”, është krijuar humbje e kapacitetit energjetik për HEC Vau Dejës, si dhe detyrim për Shoqërinë KESH sha për blerjen e energjisë nga “Energji Ashta”, me një çmim shumë më të lartë se çmimi i tregut

 

Masat e marra apo të propozuara

Për parregullsitë dhe shkeljet financiare me dëm ekonomik në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, të pasqyruara në raportet e auditimit të evaduar gjatë kësaj periudhe, në shumën totale prej 4,150,068 mijë lekë, KLSH ka rekomanduar shpërblimin e dëmit të shkaktuar në shumën 3,587,123 mijë lekë.

Për shkeljet e konstatuara, KLSH u ka kërkuar organeve respektive edhe shqyrtimin dhe marrjen e 695 masave disiplinore dhe administrative.

Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 23 kallëzime penale, për drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë, e konkretisht në këto institucione:

Autoriteti Rrugor Shqiptar (Drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Teknik, 5 anëtarë të grupit të hartimit termave të referencës dhe përllogaritjes së fondit limit). Shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, (Mjeke nefrologe).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (Kryetare e KQZ).

Bashkia Lezhë, (Mbikëqyrës punimesh (përfaqësues ligjor i firmës)).

Bashkia Përmet (Ish Zv/Kryetar i Bashkisë Përmet, Drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve, Specialiste në Sektorin e Marrëdhënieve me Publikun).

Bashkia Skrapar (Ish Nënkryetar i Bashkisë, Drejtor Finance, Drejtor i Planifikimit të Territorit, Dy Mbikëqyrës punimesh).

Bashkia Poliçan (Kryetar i Bashkisë).

Bashkia Konispol (Dy ish Jurist ish Komuna Markat, ish Përgjegjës Finance, ish-Përgjegjës i Zyrës Urbanistike, ish Përgjegjës në Zyrën e Shërbimeve, dy ish Përgjegjës në Zyrën e Taksave, ish Financier, ish Ekonomist).

Bashkia Konispol (Drejtor i Urbanistikës (Anëtar i Njësisë së Prokurimit), Inspektor i IMTV (Anëtar i Njësisë së Prokurimit)).

Bashkia Konispol (Mbikëqyrëse punimesh (përfaqësuese ligjore e firmës Palma Konstruksion, përfaqësuese ligjore e firmës Nika Shpk).

Bashkia Mallakastër (Zv/Kryetar i Bashkisë, Drejtor Finance, Specialist Urbanist, Specialist Finance, Specialist Taksave Vendore).

Bashkia Mallakastër (Përgjegjës finance, Arkiviste, Anëtar KVO).

Bashkia Mallakastër (Indicie).

Bashkia Berat (Ish N/Kryetare e Bashkisë, ish Drejtore e Drejtorisë Juridike, Ish Drejtor i Planifikimit të Territorit, ish Specialist në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit, Drejtor në Drejtorinë e Aseteve, Drejtor Finance).

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Tiranë (Dy ish Regjistrues, ish Përgjegjës zone, ish Jurist, tre ish Specialist, specialist Hartograf).

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Tiranë (Indicie) (ish Regjistrues).

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Shkodër (Katër ish Regjistrues, pesë Hartograf, 4 Juristë dhe një ish Jurist).

ALUIZNI Elbasan, (ish Drejtor ALUIZNI, ish Përgjegjës Sektori, Specialist për Çështjet e Pronësisë).

ALUIZNI Gjirokastër (Drejtor i ALUIZNI-t, ish Drejtor i ALUIZNI-t, katër ish Specialist Legalizimi, dy ish Specialist Hartograf).

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër (Një regjistrues, një hartograf, dy ish-hartograf, ish Jurist).

Spitali “Shefqet Ndroqi” (Drejtor i Spitalit).

Ujësjellës Kanalizime sh.a, Pogradec, (Ish Drejtor i institucionit).

 

Nga 23 kallëzimet penale, 20 kallëzime penale janë në hetim nga degët e prokurorive në rrethe dhe 3 prej tyre i janë përcjellë prokurorisë për vlerësim.

 

Loading...

Lini nje pergjigje