Reforma/Manjani konfirmon: Po ka pasur mesazh kercënuese

0
140

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha në studion e emisionit “Opinion”, në Tv Klan se gjatë ditës janë zhvilluar diskutime të forta, ku nuk kanë munguar as tonet e larta.

“Në gjithë dijeninë time nuk ka asnjë skenar për mocion mosbesimi. LSI ka treguar se di t’ju qëndrojë marrëveshjeve”,deklaroi Manjani.

Gjatë ditës ka pasur zëra, që disa deputetë kanë marrë mesazhe nga ambasadat e huaja në Tiranë për të votuar reformën. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Për fat të keq ka pasur mesazhe të tilla. Dhe ne ndaj duhet të mësojmë nga ky rast. Partitë politike duam apo s’duam ne kanë të drejtë vendimmarrje. Ndaj këto sms janë gjëra të papranueshme”, deklaroi Manjani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here