Kurtulmus: Ankaraja pezullon Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

0
125

Ankaraja do të pezullojë Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për shkak të vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme ditën e sotme, njoftoi zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus. “Turqia do të pezullojë Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në masën që ky vendim të mos bjerë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare, si rasti i Francës që vuri në zbatim nenin 15 të Konventës pas sulmeve të nëntorit 2015 që parashikon mundësinë e shfuqizimit të përkohshëm për arsye të sigurisë publike apo të një kërcënimi ndaj kombit”, njoftoi Kurtulmus, cituar nga agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadoll.

Neni 15 i CEDH-së i njeh qeverive në rrethana të jashtëzakonshmë të drejtën e pezullimit në mënyrë të përkohshme, të kufizuar dhe kontrolluar në disa të drejta dhe liri të garantuara nga CEDH-ja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here