Autori i sulmit në Nicë nuk ka qenë i vetëm, ja emrat e bashkëpuntorëve,mes tyre dhe cifti shqiptar

0

Autori i tragjedisë së Nicës nuk ka operuar i vetëm. Ai e kishte planifikuar sulmin për muaj të tërë me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve, raportojnë mediat e huaja.

Loading...

 

Sipas kryeprokurorit francez, Francois Molins, 31-vjeçari tunizian ka pasur mbështetje logjistike në ditën kur përplasi kamionin mbi njerëzit në shëtitoren “Promenade des Anglais”.

Molins ka thënë se 31-vjeçari francezo-tunizian, Mohamed Lahouaiej Bouhlel ndihmohej nga 5 persona të dyshuar të cilët janë në paraburgim e shumë shpejt pritet të dalin përpara gjykatës. Në mesin e këtyre pesë personave është edhe çifti shqiptar.

Emrat e bashkëpunëtorëve janë:
1- Ramzi A., franko-tunizian i datëlindjes 28.11.1994 i lindur në Nicë
2- Chokri C., tunizian, i datëlindjes 11. 7. 1979,
3- Artan H., shqiptar, i datëlindjes 30.1.1978,
4- Mohamed Oualid G., franko-tunizian, i datëlindjes 19.2.
5- Enkeledja Z., e datëlindjes 3.3.1974, me kombësi franceze dhe shqiptare

Loading...

Lini nje pergjigje