Reforma/ Merkel telefonon Bashën: Vlerësoj lidershipin që keni treguar

0
129

Ndërkombëtarët ndihen të lehtësuar pas lajmit se politika shqiptare ka arritur konsensusin e nevojshëm që të enjten e 21 Korrikut, në Parlament të votohet unanimisht reforma aq shumë e kërkuar në drejtësi.

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka pasur sot në drekë një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel. Kjo e fundit ka vleresuar Bashën për lidershipin e treguar për reformën në drejtësi, thuhet në njoftimin për shtyp të PD. Pas një rruge të gjatë me përplasje, debate, replika e akuza, palët kanë gjetur marrëveshjen për miratimin konsensual të Reformës në Drejtësi.

Lajmin e mirë e dha kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference për mediat, ku njoftoi se marrëveshja u arrit. “Sapo kam përfunduar komunikim intensiv me partnerët e BE dhe SHBA dhe jam këtu për të ndarë lajmin e mire. Pas komunikimit më të fundit me Johanes Hahn është rënë dakord që roli i misionit ndërkombëtar do të jetë rekomandues, vendimmarrja mbetet tërësisht në duart e institucioneve shqiptare dhe kjo do mishërohet në Kushtetutë me dispozitë tranzitore”- tha Basha. Pika e dytë për të cilën u ra dakord, sipas Bashës është se “nuk do të përjashtohet asnjë shqiptar nga konkurrimi, jo mbi bazën e hamendësimeve, opinioneve, por vetëm mbi bazën e fakteve dhe provave sipas ligjit” Sipas kreut të demokratëve, “Konkludimi i këtyre dy çështjeve të lëna si litar jashtë në negociatën e së hënës është edhe konkludimi me sukses i betejës së PD-së për një draft kushtetues në përputhje me Venecian, bazuar mbi propozimin e ndihmës sekretares Nuland”- tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here