Lajm i mirë, Basha: Beteja ia vlejti, vendimmarrja i mbetet institucioneve kombëtare

0
105

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha në konferencë të jashtëzakonshme për mediat për të sqaruar pozicionin e partisë që ai drejton në lidhje me votimin që do të zhvillohet nesër në seancën e kuvendit.

Basha: Jam për të ndarë lajmin e mirë. Është rënë dakord që roli i misionit ndërkombëtar do të jetë rekomandues dhe vendimmarrja i mbetet institucioneve kombëtare. Asnjë qytetar shqiptar nuk do të përjashtohetnga konkurimi mbi bazën e opinioneve por vetëm mbi fakte sipas ligjit. Konkludimi i këtyre çështjeve është dhe konkludimi me sukses i betejës së PD-së për draftin.

Kjo betejë e fundit ka pasur dy qëllime të mbrojë kushtetueshmërinë, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Beteja ia vlejti

Me pare burimet nga PD-në bëjnë të ditur se komisioneri Hahn ka dërguar një letër negociatorëve, ku sipas tyre “i ka dhënë të drejtë PD-së për një prej çështjeve të mbetura pezull”

Po të njëjtat burime konfirmojnë se është arritur një hap pozitiv në negociata dhe pritet që pas pak afrimin drejt konsensusit ta konfirmojë Basha

Mbremjen e djeshme kryeopozitari  Lulzim Basha deklaroi se qëndrimi i grupit parlamentar të kësaj partie është unanim dhe koheziv, duke shtuar se Partia Demokratike është pro miratimit të reformës në drejtësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here