Gazeta “RD”: Skandal, Rama dhe dy ambasadorë nuk pranojnë BE-në dhe Hahn

0
154

Një skandal i vërtetë po ndodh në këto momente. Kur pritej implementimi i Reformës në Drejtësi sikurse e ka përcaktuar sot Komisioneri për Zgjerimin në BE, Hahan, Rama në aleancë me dy ambasadorët kanë hedhur poshtë “vijën e kuqe” të BE sipas të cilës roli i ndërkombëtarëve duhet të jetë vetëm rekomandues dhe jo vendimmarrës. Ajo çfarë po ndodh është se PD në bazë të përcaktimit të fundit të BE, roli i procesit të kontrollit në të gjitha instancat e gjyqësorit dhe Prokurorisë të jetë i njëjtë.

Rama dhe dy ambasadorët LU e Vlahutin po thonë se roli këshillues i ndërkombëtarëve duhet të jetë vetëm për një pjesë të këtyre institucioneve, ndërsa për Këshillin e Prokurorisë dhe Këshillin Gjyqësor, roli i ndërkombëtarëve do të jetë vendimmarrës. Kjo ka sjellë edhe bllokimin nga Rama të punës në Komisionin e Reformës në Drejtësi.

Ky është një skandal, sepse nuk mund të ketë kurrësesi dy standarde në vlerësimin e rolit të ndërkombëtarëve dhe sipas interesave të Ramës. Ose ata do të kenë rol vendimmarrës ose këshillues në të gjithë hierarkinë e drejtësisë. Në të vërtetë ambasadorja e BE po refuzon autoritetin e Bashkimit Europian dhe ky është një skanal i padëgjuar këto vite në BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here