Fluks në QSUT, pacientët ankohen për radhët dhe kushtet në onkologjik(Video)

0
143

Këto pamje i përkasin shërbimit të hematologjisë në qëndrën spitalore universitare Nënë Tereza. Filmimet amatore janë realizuar nga pacientë të këtij shërbimi dhe janë dërguar në Ora Neës duke shprehur shqetësimin se për shkak të fluksit  të sëmurëve dhe mungesës së kapacitetëve të spitalit, ata dhe familjarët e tyre qëndrojnë në kushte të papërshtatshme. Në video shihen dy persona në të njëjtin shtrat, të tjerë qëndrojnë në karrige pasi kryerjes së kimioterapisë në këtë shërbim. Burime zyrtare për këtë video, thonë se se familjarët e pacientëve e kanë të nevojshëm të qëndrojnë pranë tyre për shkak të gjendjes së rëndë dhe specifikës së sëmundjes.

Po në QSUT, në shërbimin e Onkologjisë, të tjerë pacientë ankohen për fluksin dhe oraret e gjata të pritjes për të kryer konsultat me mjekët specialistë.

Qytetari: Kishte shumë fluks, pritëm mbi 2 orë.

Qytetarja: Rrumujën e bëjnë vetë njerëzit.

Rradhët shihen edhe në këtë video amatore, ndërsa burimet në QSUT thonë se shkak për këtë fluks janë mos respektimi i orareve sipas rezervimit të bërë. Pacientët, thonë burimet, nuk presin të ulur dhe të vijnë në kohën e pronotuar por kërkojnë të marrin shërbim më heret. Për të vërtetuar qëndrimin e tyre, ata tregojnë oraret e vizitave nga mëngjesi deri në orën 16.00 dhe kërkojnë nga qytetarët mirëkuptimin në respektimin e tyre./oranews

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here