Europol: “Ujqërit e vetmuar” strategji e përdorur nga ISIS

0
146

Sulmet e kryera nga “ujqërit e vetmuar” përbëjnë një rrezik potencial në Evropë, ndërsa ngjarjet e fundit në Francë dhe në Gjermani demonstrojnë se kjo formë agresioni është shumë e vështirë për t’u zbuluar dhe parandaluar”, theksoi sot Zyra Evropiane e forcave të policisë Europol.

Këto sulme janë një strategji e parapëlqyer nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS) dhe nga Al-Kaeda”, njoftoi Europol në një deklaratë. Në mjaft raste te dy grupet u kanë bërë thirrje myslimanëve që jetojnë në një shtet perëndimor për të ndërmarrë sulme të këtyre përmasave.

Sulmet e Orlandos në SHBA, Magnanville dhe Nisë në Francë, Wurtzbourg në Gjermani janë marrë përsipër ose vënë në armë nga ISIS-i duke përjashtuar mundësinë e sulmeve të parapërgatitura, mbështetura ose ekzekutuara drejtpërdrejtë nga ISIS-i”, konfirmoi Europol, duke cituar veçanërisht ndryshimet në mënyrën e të shprehurit mes këtyre pretendimeve dhe atyre të sulmeve të Parisit të kryera në nëntorin e kaluar ose në Bruksel në muajin mars.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here