8 gabimet që bëni gjithmonë me kremin mbrojtës

0
123

1)Nuk vendosni mjaftueshëm

Hidhini një sy gotave të shotsit. Aq është sasia që duhet të aplikoni në trupin tuaj. Mos neglizhoni fytyrën! Kërkohet thjesht një sasi sa madhësia e një monedhe. Nëse përdorni më pak, nuk do të thotë domosdoshmërisht që do digjeni, por që nuk do i merrni të gjitha rezultatet nga kremi juaj. Jepini trupit sasinë që ka nevojë.

 

2)Nuk e riaplikoni

Aplikimi vetëm një herë nuk mjafton. Duhet të riaplikoni të njëjtën sasi pasi të keni dalë nga deti dhe jeni djerësitur ose nëse kanë kaluar më shumë se dy orë nga aplikimi i parë. Mos harroni, “rezistent ndaj ujit” nuk është e njëjta gjë me “i papërshkueshëm nga uji”. Për këtë ju sugjerojmë të rivendosni sërish kremin mbrojtës pas kontaktit me ujin.

3)Blini SPF-në e gabuar.

SPF është sasia e rrezeve UVB nga të cilat nuk jeni të mbrojtur, rrezeve që djegin lëkurën tuaj. Nuk mbroheni sa duhet nga rrezet UVA, rrezet që janë përgjegjëse për plakjen tuaj. Kjo do të thotë që duhet të qëndroni sa më pak të ekspozuar në diell. Një krem mbrojtës me SPF 100, nuk të “blindon” 100%, por të garanton deri në 98%, ndërsa një krem me SPF 30, do ju mbrojë deri në 95%. Asnjë krem nuk ofron 100% siguri. Kërkoni një produkt që mban larg të dyja llojet e rrezeve, sepse që të dyja shkaktojnë kancer.

 

4)Nuk blini sprucues.

Sprucuesit janë lehtësisht të përdorshëm. Ana negative është se me shumë mundësi do harroni pjesë të caktuara të trupit pa spërkatur. Për t’u siguruar që keni marrë mbrojtjen e duhur, spruconi për rreth 5 sekonda në një zonë dhe pastaj hapeni atë nëpërmjet një masazhi me duar.

5)Nuk e përdorni fare

Keni një pigment të mirë lëkure që nuk digjet asnjëherë? Nuk ka rëndësi. Ngjyra e lëkurës suaj nuk ka lidhje me përdorimin e SPF-së. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, të gjithë individët, pavarësisht tonit të lëkurës, duhet të përdorin të paktën një SPF 30 për mbrojtje.

6)Nuk e aplikoni kur ndodheni në ambientet e brendshme

Dritaret! Xhamat i lejojnë rrezet të depërtojnë dhe të ndikojnë në lëkurën tuaj, prandaj është e rëndësishme të mbroheni edhe nëse ndodheni në ambient të mbyllur. Kjo vlen sidomos për shoferët të cilët janë të ekspozuar ndaj diellit në ditët më të nxehta të verës.

 

7)Nuk aplikoni krem poshtë veshjeve

A e dini se një bluzë e bardhë ka një SPF 3? Ky numër bie në rast se bluza laget. Mos e neglizhoni aplikimin e mbrojtës në çdo mm të trupit tuaj edhe nëse është i mbuluar me veshje, bikini, syze apo kapelë.

8)Harroni pjesë të caktuara të trupit tuaj

Kushtojini rëndësi pjesëve të trupit si: veshët, qepallat, buzët dhe shputat e këmbës. Mos harroni flokët. Bëhet fjalë për pjesën më të ekspozuar të kokës që nga pakujdesia mund të diagnostikoheni me tumor lëkure në skalp.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here