Olta Boka e dashuruar dhe e lumtur: Së shpejti martohem

0
121

U bënë disa vjet tashmë që Olta Boka është një ndër zërat e preferuar të muzikës live. Këngëtarja, e cila shquhet për zërin e saj të ëmbël e natyrën e thjeshtë po përgatitet për publikimin e një këngë të re, që siç tregon vetë për “Summer Pages” do të jetë një këngë ritmike, e përshtatshme për verën.

Por, kjo këngë nuk do të jetë i vetmi projekt i saj. Në fillim të vjeshtës Olta do të rikthehet me një duet, për të cilin refuzon të zbulojë më shumë detaje. Sa i takon jetës private, këngëtarja na rrëfen se po jeton momente të lumtura përkrah partnerit të saj, ndërsa tregon edhe se si e imagjinon dasmën.

Olta, po përgatitesh për një projekt të ri vere? Me këto gjëra po merrem, kam xhirimet e videoklipit gjatë këtyre ditëve dhe jam në disa evente. Po bëj parapërgatitjet e klipit dhe jam pak e ngarkuar këto kohë.

Kur lançohet videoklipi? Ndoshta në fund të korrikut.

Bëhet fjalë për një këngë solo, apo në bashkëpunim? Vetëm, do të jetë këngë solo. Ke ardhur shpesh me balada.
Këtë herë i je përshtatur verës apo sjell sërish një baladë?

Jo, do të jetë një këngë ritmike. Nuk do t’i harxhoja paratë kot për balada.

Pse jo?

Sepse është momenti i gabuar për të shitur një baladë.

Ke bërë plane për pushime?

Deri tani kam bërë disa ditë në jug të Shqipërisë, por pushimet i kam planifikuar më vonë.

Ku dhe me kë do pushosh?

Do shkoj jashtë Shqipërisë, me njerëz të afërt.

Si shkon lidhja, kur do martoheni?

Me kismet (qesh). Nuk dua të flas shumë për këtë pjesë, pasi mendoj se sa më private të jetë aq më mirë është.

Kohë më parë ke deklaruar se jeni super të dashuruar…

(Qesh) Unë flas për vete, jo për djalin. Shkon mirë deri tani, gjërat janë ashtu siç duhet të vijnë. Zakonisht njerëzit kur janë të lumtur duan ta ndajnë me gjithë botën.

Pse kaq e rezervuar?

Nuk dua të ndaj me gjithë botën gjëra kaq intime. Kur të martohem do t’ju dërgoj ftesë, por edhe atëherë do t’ju them që nuk do të ketë kamera dhe as shkrime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here