Meta bisedë telefonike me komisionerin Hahn: Të angazhuar që palët të miratojnë propozimin hibrid për reformën

0
106

Kryetari i Kuvendi, Ilir Meta zhvilloi me kërkese te tij një bisede telefonike me Komisionerin Hahn, ndërsa në fokus ishte takimi i djeshëm mbi reformën në drejtësi që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama dhe kryeopozitarin Lulzim Basha.

Mësohet se Meta e informoi Komisionerin Hahn mbi diskutimet ne nivel ekspertesh mbrëmjen e djeshme, ndërsa i bëri të ditur se Reforma në Drejtësi është çështja e parë e rendit të ditës se Kuvendit më datë 21 Korrik.

Nga ana tjetër Meta garantoi Hahn se kompromisi është shumë pranë dhe se reforma do të miratohet me konsensus. Ndër të tjera kreyparlamentari garantoi komisionerin se është i angazhuar qe palët te arrijne kompromisin mbi propozimin hibrid, ndërsa Meta i kërkoi z. Hahn që faktorët vendas dhe nderkombetare te punojne per konsensus deri ne fund. Sakaq, Meta pohoi 21 Korrik do te jete nje dite historike dhe suksesi per te gjithe shqiptaret, duke falënderuar kështu Komisionerin Hahn per mbeshtjen e BE ne proces.

Ndërkohë, Komisioneri Hahn u shpreh se BE pret miratimin e reformes me date 21 Korrik dhe se lideret shqiptare duhet te marrin pergjegjesi. Hahn tha se reforma ne drejtesi eshte hap i rendesishem ne rrugen e integrimit ne BE.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here