Meta: Shumë pranë konsensusit për reformën, sipas draftit hibrid

0
167

 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ftuar në studion e emisionit “Opinion”, në Televizionin Klan ka thënë se pas takimit të sotëm, palët politike janë shumë pranë miratimit të Reformës në Drejtësi “Pas takimit të sotëm, ku ishte kreu i PD dhe kryeministri Rama, jam shumë i bindur se jemi shumë pranë konsensusit, për reformën në drejtësi. Drafti që është diskutuar është ai hibrid, ai draft bazuar dhe në qëndrimet publike të zonjës Nulad dhe të zotit Knut Fleckenstein”, deklaroi Meta. Kreu i Kuvendit tha se në 21 korrik do të votohet me patjetër reforma në drejtësi, edhe nëse opozita nuk pranon konsensusin. “Do ta votojmë reformën edhe nëse opozita nuk pranon konsensusin. Të themi të drejtën, pretendimet e opozitës janë të drejta. Bëhet fjalë për disa diskutime që nuk prekin thelbin”, theksoi Meta. I pyetur nga gazetari, Blendi Fefziu nëse ka frikë nga burgu, pas reformës Meta tha: “Jam i vetmi që nuk kam frikë nga kjo reformë. LSI nuk ka pasur kurrë dëshirë të kap drejtësinë”. Meta madje tha se “nëse ambasadori amerikan, Donald Lu, gjen ndonjë gjë nga autoritetet amerikane për të, do të jepte dorëheqjen menjëherë nga politika”.

 

INTERVISTA

Rreth orës 16:00 ju jeni takuar me kryeministrin dhe Bashën, keni emëruar tre negociator. Në çfarë faze ndodhet reforma?

Kam pasur bindje që reforma do kalojë për miratim. Jemi shumë pranë konsensus për reformën në drejtësi.

Do kalojë drafti i propozuar nga ndërkombëtarët apo ndonjë draft i rakorduar mes jush? Drafti që është diskutuar është ai hibrid. Ka qenë thjesht një proces që u bë pak telefon i prishur. Edhe takimi i sotëm është një rast i mirë për të demonstruar këtë. Ju dukeni shumë i qetë, por në orën 19:00 zoti Rama nuk ka ruajtur këtë qetësi. Kryeministri ka qenë shumë i qartë kohët e fundit. Ka thënë se opozita duhet ta zgjidhi këtë proces. Ato propozime kanë qenë në një linjë me zonjën Nuland dhe Franceshtain.

Ju bashkë me zotin Basha jeni pro këtij drafti të zonjën Nuland?

Votat e LSI janë prej kohësh në Uashington. Qe do të thotë? Jemi shumë pranë konsensusit Nëse konsensusi dështon?

Nuk ka arsye që të dështojë konsensus. Edhe pse ka ndodhur.

Pyetja është e drejtpërdrejtë.. Ne do ta votojmë këtë draft. Pasi ai është një draft që përputhet me ‘Venecian’. Propozimet janë të drejta dhe këtu bëhet diskutimi për disa ndryshime, por që nuk e prekin thelbin.

Është proces i blerjes së votave? Nuk i hy kësaj çështje sot. Ne jemi pranë suksesit. Në rast se reforma në drejtësi, që do votojmë ditën e enjte do të votohet pa konsensus, atëherë i gjithë procesi europian i vendit, rrezikon të minohet

Kryeministri e ka pohuar se ka votat për reformën në drejtësi. Jeni i sigurt që do votohet ky draft? Topi do na ngelet të gjithëve, dhe duhet të jetë një histori suksesi i aktorëve politik në vend. \

Në datë 21 do votohet drafti?

Padyshim që po.

Nuk do ketë shtyrje tjetër?

Se besoj se ka arsye, pasi s’ka problematika

A keni frikë nga një drejtësi ndryshe?

Ju keni përmendur 11 herë fjalën burg.. Jam më i qetë se kushdo tjetër për reformën në drejtësi. LSI është një forcë politike që ka mbështetur ndryshimin e thellë të sistemit të drejtësisë dhe nuk ka asnjë arsye për të kapur sistemi e ri. I vetmi preokupim i imi mbetet stabiliteti i vendit.

Me këtë qeveri apo me një qeveri tjetër?

Stabiliteti i vendit do të thotë se kjo reformë të ketë institucione të pakontestueshme dhe mos të deligjitimohet parlamenti.

Ka bërë përshtypje fakti që Nuland nuk ju ka takuar..

Marrëdhëniet e mia janë të shkëlqyera me SHBA A ka pasur një marrëdhënie mes jush dhe Berishës për të bllokuar reformën apo me zotin Basha?

Së pari për këto çështje të bllokimit apo frikërave nga burgu, dua të sqaroj se ia kam bërë të qartë edhe zotit Lu, se në rast se FBI dhe DEA dhe CIA kanë edhe një gjë të vogël me Ilir Metën, të ma thonë se unë iki vetë nga politika.

Nëse ka diçka për drejtësinë vendos ligji.. Ajo është një tjetër çështje.

Pas çështjes DIA, marrëdhëniet tuaj me Ramën janë ftohur, dhe qeverisja s’ka qenë e duhura.. Jo ne nuk kemi pasur asnjë problem.

A keni frikë nga një drejtësi ndryshe?

Ju keni përmendur 11 herë fjalën burg.. Jam më i qetë se kushdo tjetër për reformën në drejtësi. LSI është një forcë politike që ka mbështetur ndryshimin e thellë të sistemit të drejtësisë dhe nuk ka asnjë arsye për të kapur sistemi e ri. I vetmi preokupim i imi mbetet stabiliteti i vendit.

Me këtë qeveri apo me një qeveri tjetër?

Stabiliteti i vendit do të thotë se kjo reformë të ketë institucione të pakontestueshme dhe mos të deligjitimohet parlamenti. Ka bërë përshtypje fakti që Nuland nuk ju ka takuar..

Marrëdhëniet e mia janë të shkëlqyera me SHBA A ka pasur një marrëdhënie mes jush dhe Berishës për të bllokuar reformën apo me zotin Basha?

Së pari për këto çështje të bllokimit apo frikërave nga burgu, dua të sqaroj se ia kam bërë të qartë edhe zotit Lu, se në rast se FBI dhe DEA dhe CIA kanë edhe një gjë të vogël me Ilir Metën, të ma thonë se unë iki vetë nga politika. Nëse ka diçka për drejtësinë vendos ligji Ajo është një tjetër çështje. Pas çështjes DIA, marrëdhëniet tuaj me Ramën janë ftohur, dhe qeverisja s’ka qenë e duhura.. Jo ne nuk kemi pasur asnjë problem.

A ka marrë fund koalicioni juaj i dështuar? A do vazhdoj kjo qeverisje?

E keni fjalën për qeverinë e ekspertëve dhe qeveri teknike. Kjo ide erdhi nga domosdoshmëria e miratimit të reformës, Kjo ishte një ide e imja, pasi problemi kryesor që ne kemi është dyshimi që ka opozita se qeveria mund të përdor institucionet e drejtësisë. Duheet të jemi të ndershëm dhe me opozitën, pasi ka dhëne kontributin e saj për kompromis, ia kam thënë edhe Ramës

. PD me dëshirë apo pa dëshirë, ka pranuar një ndryshim total të sistemit të drejtësisë. Madje ka dhënë disa nga propozimet më të guximshme. Atëherë kur kjo forcë politike pranon që këto institucione të ndryshojnë, të bëhet edhe procesi i ‘Vetingut’.

Ndaj në këtë drejtim besoj se duhen bërë të gjitha përpjekjet si një histori suksesi, pasi nisi si histori për të kërkuar fajtor.

A ka mbaruar koalicioni Rama­Meta?

Kjo nuk ka lidhje. Atëherë nuk keni kuptuar thelbin e propozimit tim. Qëllimi im ishte se meqë asnjë se do reformën, PD mendon se qeveria Rama­Meta do kap këtë sistem, atëherë kjo do ishte një zgjidhje dhe të bihej dakord për zgjedhje të reja.

Madje ideja ime ishte që të bëhej edhe koalicion PS­PD dhe LSI të ishte në opozitë, vetëm që të miratohej reforma. Të sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet.

A funksionon raporti juaj me Ramës?

Po funksionon. Dhe koalicioni vazhdon A do bëni një mocion mosbesimi për të rrëzuar kryeministrin?

Absolutisht jo

S’do bëni koalicion me PD? Jo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here