Horoskopi ditor, e hënë – 18 korrik 2016

0
DASHI21. mars – 20. prill

Dite me shume diell do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mund te programoni edhe pushimet verore dhe do gëzoheni pa mase. Beqaret do përjetojnë emocione shume te forta pas një takime qe do realizojnë. E ardhmja e tyre do ndryshoje njëherë e mire. Ne planin financiar mos bëni gabime sepse situata mund t’iu dale menjëherë jashtë kontrollit atëherë kur nuk e prisni.

DEMI21. prill – 21. maj

Ata qe janë ne një lidhje do jene shume te zënë me pune sot dhe nuk do i kushtojnë vëmendjen e duhur atij qe kane ne krah. Nëse nuk doni keqkuptime mire do jete t’ia sqaroni atij gjithçka. Beqaret do kenë një dite te veçante dhe te paharrueshme. Financat kane për t’u përmirësuar ndjeshëm edhe fale një shpërblimi qe do merrni nga një pune e mbaruar.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Dite e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here do dashuroheni si te çmendur e here do debatoni fort me atë qe keni ne krah. Beqaret do tërhiqen mjaft nga disa persona pa vlera dhe kjo do iu krijoje probleme ne te ardhmen. Me financat tregohuni sa me vigjilente sepse po filluan problemet zor se do dilni shpejt nga situata e vështirë.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Ne jetën tuaj ne çift nuk do ndodhe asgjë për t’u veçuar sot. Do ndiheni mire gjithë kohës dhe nuk do ju lindin probleme. Beqaret do kenë një dite mjaft te qete. Po te jene te duruar deri ne mbrëmje kane për te gjetur personin për te cilin kane ëndërruar. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe vetëm qe situata te stabilizohet. Ndryshoni strategjinë e menaxhimit te të ardhurave.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Dite e ndërlikuar dhe me te papritura te pakëndshme do jete kjo e sotmja. Kujdes me çdo gjë qe do i thoni partnerit pasi ai nuk do jete ne humor dhe mund te lindin keqkuptime. Beqaret do kenë një nga ditët më me fat dhe duhet ta shfrytëzojnë sa te mundin. Ne planin financiar do bëni mire ta shtrëngoni paksa rripin sepse përndryshe gjendja do mbetet delikate.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Mund te keni ndonjë debat te vogël ne çift, por asgjë për t’u alarmuar. Ne tërësi dita do jete e begate dhe e mbushur me emocione. Beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do takojnë princin e tyre te kaltër. Ja qe ndonjëherë gjerat ndodhin atëherë kur nuk i pret. Financat do jene shume here me te mira se me pare dhe do i lejoni vetes disa shpenzime me tepër se zakonisht.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Silluni sa me mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe keni për ta pare se çfarë do beje ai për ju. Do zbuloni një tjetër ane te tij qe do e adhuroni pa mase. Beqaret me mire te mos nxitohen për te filluar lidhje, por te kalojnë pak kohe me ata qe do takojnë për t’u njohur. Financat do jene te privilegjuara dhe mund te ndihmoni disi edhe familjaret tuaj.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Dite konfuze do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne disa situata nuk do dini çfare te bëni dhe mund te ndiheni keq. Beqaret me mire te mjaftohen vetëm me disa njohje sot sepse po hodhën hapa te nxituara mund te lëndohen. Buxhetin do e mbani gjithë kohës te stabilizuar. Do dini sa para te shpenzoni e sa para t’i mbani mënjanë për te siguruar te ardhmen.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dëgjojini me kujdes sot ato qe do ju thotë partneri dhe kurrsesi mos bëni gjera qe shkojnë ndesh me kërkesat e tij. Ne këtë mënyrë vetëm sa do i prishni pune vetes tuaj. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë pasi pas pak ditësh mund te ndodhe ajo qe ata kane pritur. Financat nuk do jene aspak te mira kështu qe mos guxoni te kryeni investime te pamenduara.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Sot do ju duhet sikur do rilindni ju te dashuruarit. Partneri ka për t’iu surprizuar dhe do përjetoni emocione shume te forta. Beqaret do kenë një dite te qete dhe pa takime mbresëlënëse. Me mire le te presin edhe pak ashtu si janë sepse do ju vijnë raste akoma me te mira. Buxheti ka rrezik te jete delikat. Nëse gjendeni ne një situata vërtet te keqe kërkoni ndihme nga te afërmit.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Pasioni do ndizet fuqishëm sot për juve qe jeni ne një lidhje dhe kënaqësitë kane për te qene te paimagjinueshme. Do mbaroje periudha e melankolisë. Beqaret do kenë takime te papritura, por aq shume do pëlqehen me njeri-tjetrin saqë do bëjnë menjëherë plane për histori serioze. Me financat tregohuni te arsyeshëm sepse po filluar problemet zor se mund te zgjidhen lehtësisht.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Çështjet e zemrës do ecin shume me mire gjate kësaj dite. Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer me partnerin tuaj dhe asgjë nuk do mund t’iu ndaje. Beqaret do kenë mundësi për ndryshim statusi, por nuk do preferojnë te hedhin hapa. Edhe ashtu si janë ata ndihen te plotësuar. Ne planin financiar Juptiteri do sjelle fat me shumice dhe mund te bëni edhe investime.

Lini nje pergjigje