7 tunelet e çuditshme të ndërtuar nëpër vende të ndryshme në botës

0
170

 

Sot Bota numëron me qindra tunele por janë disa të cilët kanë histori të çuditshme disa edhe të mistershme. T’i shohim cilat janë ato

  1. Tuneli 262 m në Brazil

Është një nder vjedhjet e bankës me spektakulare të përmendura në histori. Në gusht të vitit 2005 kriminelet organizuan vjedhjen e 40 milionë eurosh nëpërmjet këtij tuneli nga Banka Qendrore në Brazil. Ndërkohe ata kishin hapur përballe bankës një dyqan në të cilin shisnin bar artificial. Në dhomën e pasme të dyqanit ata ndërtuan një tunel i cili të lidhte me bankën.

2. Tuneli 135 m ne Berlin
Është një nder mashtrimet klasike që u ekzekutua me aftësi dhe saktësi. Hajdutet morrën me qëra një garazh afër bankës në Berlin për të organizuar vjedhjen duke ndërtuar një tunel 135 metra të thelle me mbështetes metalike. Fundi i tunelit i lidhte me mure të trashë, gërmimi i të cilave të çonte tek kasaforta e bankës. Ata vodhën 10 milionë euro pas vënies me zjarr të tunelit në mënyrë që të humbin gjurmët e tyre.

3. Tuneli “James Bond”
Tunelet përtej kufirit SHBA-Meksikë në ditët e sotme janë nder më të zakonshmet. Tuneli i parë i ndërtuar i tillë është ai i Joaquin “Shorty “ Guzman, në maj të vitit 1990, 270 m i gjatë. Ky tunel u zbulua nga agjentet po këtë vit në të cilën u sekuestruan 2000 kg kokainë dhe marijuanë.

4. Tunelet kriminele tek KFC.
Ky lloj tuneli konsiderohet tuneli më i dështuar nga dy persona, të cilët nuk patën fat në momentin që do vidhnin në një dyqan argjendarie . Fillimisht u përpoqen të thyejnë dritarën e dyqanit dhe me pas të hynin përmes derës. Me pas ata ndërtuan një tunel që lidhte banjën me dyqanin e argjendarisë. Mirëpo ishin ngatërruar dhe përfunduan nëpërmjet atij tuneli tek KFC-të.

5. “Tuneli i Agresionit“ në Kore
Ky tunel lidhte Jugun dhe Veriun e Koresë, të cilat janë ende në luftë. Veriu e mohoi ekzistencën e këtyre tuneleve, por kur u gjet tuneli i tretë në vitin 1978, ishte 28 milje nga Seuli. Ky tunel lejonte hyrjen e një divizioni për rreth një ore. Dhe me kalimin e kohës ky tunel u shndërrua në një tunel turistik.

6. Tunelet Angleze të shekullit të 18-të
Këto tunele janë gjetur në të gjithë Anglinë, për të bërë kalimin dhe lëvizjën e duhanit, sheqerit, çajit, alkoolit apo qumështit.

7. Tuneli i drogës nga Kanadaja për në SHBA, 360 metra
Autoritetet Kanadeze u bënë të dyshimta kur dikush vuri re një sasi e madhe lendesh druri u zhduk në një strehe. Ata alarmuan SHBA e cila e mbikëqyri zonën për një vit. Nderkohë agjentet gjeten një tunel 360 metra të gjate i cili përfundonte në një dhomë ndenjë të një shtëpie të braktisur në Lynden, Ëashington. Tuneli ishte i ndërtuar mirë me metal, dru, dhe beton të përforcuar me anë të të cilit shpërndahej drogë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here