Zbulo numrin tënd me fat sipas shenjës së horoskopit!

0

Nëse e merrni parasysh datën e lindjes së juaj, mundeni të bëni sekuancë të numrave që e përshkruajnë personalitetin tuaj.

Loading...

Viti i lindjes

Kriteri i parë për zbulimin e karakteristikave është viti i lindjes suaj.  Mbludhni numrin e vitit dhe do të fitoni një numër. Nëse ai është me shumë shifra, mundeni  ta mblidhni edhe një herë, në mënyrë që do ta ndani numrin e fituar, kështu që fitoni dy numra lidhur me ju. Këto numra, në të vërtetë quhen numra të gjeneratave, sepse i referohen njerëzve lindur në një vit të caktuar. Ato janë veçanarisht të rëndësishëm në kartat – tarot, sepse pikërisht e tregojnë situatën në të cilën jeni.

Për shembull: Ta marrim vitim 1992. Nëse mblidhni 1+9+9+2 do ta fitoni numrin 21. Këtë numër duhet ta ndani në 2+1 dhe do ta fitoni numrin 3. Kështu që keni dy numra me fat – 21 dhe 3.

Numri i gjeneratës

Edhepse këto numra referohen në një brez të gjeneratës, së bashku me numrat individual japin një pamje origjinale për personalitetin juaj dhe e japin kombinimin tuaj me fat. Gjithashtu data e lindjes është tregues i madh i personalitetit tuaj, për atë qëllim vetëm mblidhni numrat.

Për shembull: Nëse jeni lindur më 25.03.1992, mblidhni 2 +0 +3 +5 +1 +9 +9 +2. Shuma është 31 dhe 3+1 është barabartë me 4. Në këtë rast ju fitoni edhe dy numra 31 dhe 4. Kështu së bashku me numrat e mëparshëm, personi i lindur me 25.03. 1992 gjithësej ka 4 numra të fatshëm: 21, 3, 31 dhe 4.

Për shembull, personi i lindur me shenjën e dashit. Lidhja e shenjave astrologjike me numrat përshtaten ne 12 shtëpi astrologjike. Dashi është shenja e parë në rrethin e horoskopit dhe ajo është barabartë me shtëpinë e parë, kështu që numri i fatshëm në shembullin tonë do të jetë numri 1. Në këtë mënyrë me analizën e të dhënave vimë deri te numrat tanë të fatshëm 21, 3, 31, 4 dhe 1.

Horoskopi

DASHI (21 mars – 20 prill) Dashit gjithmonë i takon numri 1. Ai është dominant, gjithmonë i pari, lider i vërtetë dhe është më aktiv prej të gjitha shenjave të horoskopit.

DEMI (21 prill – 20 maj) – Demi është lidhur me numrin 2, jo sepse shenja është për dyfishim, po për shkak të natyrës së shtëpisë së dytë në të cilën demi individual vjen në veprim të plotë. Kur është formuar individi ( dashi) ai dëshiron të krijon kontakt dhe ajo natyralisht arrihet me shtëpinë e dytë. Prandaj demi është lidhur me numrin 2.

Binjakët (21 maj – 21 qershor) Ata I përkasin numrit 3. Ajo lidhje nuk është për shkak të numrit ideal, por për shkak të aftësisë për komunikim, po ashtu  mund ta përfaqësojnë edhe numrin 2 sepse kanë natyrë të dyfishtë. Kështu që për binjakët numra të fatshëm janë 2 dhe 3.

Gaforrja (22 qershor-22 korrik) Definitivisht i përshtatet numri 4 i cili parafytyron sigurinë, shtëpinë, vatrën, dhe gjithë ajo që shpreh karakterin e shtëpisë së katërt ose karakteristikat e gaforres.

LUANI (23 korrik – 23 gusht) Në astrologji, luanët janë të lidhur me numrin 5. Shtëpia e pestë e shënon karakterin e tij, tendencën për teatrin, sportin, argëtimin dhe cirkun.

VIRGJËRESHA (24 gusht-23 shtator) Shtëpia e gjashtë është e virgjëreshës e cila është simbol i famshëm për detyrat e përditshme, gjëra të vogla, prirjet, kujdesin shëndetësor dhe mjekësor, kështu që për të numri i fatshëm është numri 6.

PESHORJA (24 shtator – 23 tetor) Gjithmonë e do më shumë gjysmën tjetër se vetëveten, është e shtatë me radhë dhe natyralisht e përfaqëson shtëpinë e shtatë në horoskop e cila përfaqëson partneritet, martesë dhe marrëdhënie harmonike. Megjithatë, edhe numri 2 është i fatshëm për të. Në jetën e saj mund të mbështetet në numrin 2 dhe 7.

AKREPI (24 tetor – 22 nëntor) Luftë dhe pasion deri në vdekje. Mandej rimëkëmbje dhe përseri rritje nga rrënojat.  Këto janë karakteristikat themelore të shtëpisë së tetë e cila parafytyron tranformim, seksualitet, lindjen e fëmijës, rimëkëmbjen, kështu që akrepit në mënyrë të përsosur i përgjigjet numri tetë.

SHIGJETARI (23 nëntor – 21 dhjetor) Shigjetari i do largësitë, gjerësitë, lartësitë, udhëtimet, fenë, filozofinë dhe lirinë.  Plotësisht përputhet me shtëpinë e nëntë në horoskop, kështu që për disa numri 9 ka rëndësi të madhe. Kjo është sepse me shigjetarët zotëron Jupiteri, planeti më i mirë sipas astrologëve.

BRICJAPI (22 dhjetor – 20 janar) Kjo shenjë është lidhur me progresin, kështu qësuksesi i saj është i merituar, i fortë dhe i sigurtë. Ai është i barabartë me shtëpinë e dhjetë e cila karakterizon kurorën e suksesit,  kredibilitetin dhe karrierën e shkëlqyeshme. Numrat e tij të fatshëm janë numri 10 dhe numri 1.

UJORI (21 janar – 19 shkurt) – Ujori përfaqëson shtëpinë njëmbëdhjetë në horoskop, është i lidhur me njerëz të afërt, humanizëm, filantropi dhe shërbime sociale. Prandaj atij i takon numri 11 dhe numri 2.

Peshqit (20 shkurt – 20 mars) Peshku është i fundit  në vargun dhe gjithmonë  është lidhur me shtëpinë 12 e cila i përfshin ëndrrat, ndërgjegjësimin, të menduarit, spitalet, çmendinat, burgjet dhe laboratorët. Numrat 12 dhe 3 i karakterizojnë peshqit.

Loading...

Lini nje pergjigje