Rama sfidon Bashën në debat televiziv, Kreu i PD: Në çdo kohë, por mos fol në emër të SHBA

0
121

Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Kryetari i Opozitës Lulëzim Basha kanë vijuar sërish komunikimin me deklaratat në rrjetet sociale, në përpjekje për të gjetur konsensusin për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Kreu i qeverisë thotë se nuk mund të pranojë propozime të papranueshme për SHBA dhe BE dhe i kërkon Bashës që të mos e mbajë peng reformën për llogari të “një grushti të korruptuarish” siç shprehet ai. “Si mund ta pranojë qeveria e këtij vendi një “zgjidhje” të papranueshme për SHBA/BE, e cila hedh në erë themelet e Reformës në Drejtësi dhe hap një hendek të pakapërcyeshëm në rrugën e Shqipërisë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian?! I dashur Lulëzim, thirrini mendjes, çlirohuni nga frika prej Reformës në Drejtësi dhe mos viktimizoni, për llogari të një grushti të korruptuarish, një popull të tërë që ka sot të drejtën e tij sovrane për të marrë mbrapsht, hakun e ngrënë 25 vjet me radhë nga të inkriminuarit që mbajnë peng drejtësinë në Shqipëri! Kryeministri e fton Bashën të takohen, ose në një debat televiziv. Basha i përgjigjet pozitivisht ftesës, por thotë se çështja zgjidhet me vullnet dhe i kërkon të mos flasë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Debat? Në çdo orë, në çdo ditë që të dëshirosh! Për taksat e larta, për arsimin dhe shëndetësinë në ditë të zeza, pvr ekonominë në agoni, për varfërimin dhe shpunësimin e shqiptarëve, për pasigurinë dhe pushtetin e bandave, për korrupsionin dhe inkriminimin e qeverisjes, e natyrisht edhe për drejtësinë, por sidomos për rrugët e daljes nga kriza, që PD i ka të hedhura në alternativën e saj për çdo fushë. Por Drejtësia, reforma kushtetuese nuk zgjidhet më me akrobacira politike e as me shfaqje televizive. Unë nuk besoj se ju keni ndonjë mandat për të folur në emër të SHBA e BE, këto punë nuk zgjidhen më Bilalin. Kryeministri i ka kujtuar kreut të Partisë Demokratike se ftesa për takim është e hapur deri të enjten, kur reforma do te jetë në parlament për t’u votuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here