Deklarata e Metës për Reformën në Drejtësi, reagon Rama

0
155

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për reformën në drejtësi. Meta propozoi një takim mes tij Ramës, Bashës dhe dy ambasadorëve Lu dhe Vlahutin ditën e hënë derisa të gjendet një zgjidhje. Pas 6 orësh nga kjo deklaratë kryeministri Rama reagoi në rrjetet sociale.

“I gatshem te ulem ne çdo moment ne tryezen e propozuar nga I.Meta! Çdo diskutim sy me sy per Reformen ne Drejtesi deri ne 21korrik i’a vlen.”- shkruan Rama pa përmendur asgjë nga propozimi tjetër për zgjedhje të parakohshme që foli Meta pas miratimit të reformës. Më herët e pranuan propozimin e Metës edhe ambasadorët Lu dhe Vlahutin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here