Kisha Katolike shpreh ngushëllime dhe lutet për viktimat e aktit terrorist në Nisë

0
112

Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Shkodër-Pult, në emër të ipeshkëvinjëve katolikë të Shqipërisë dënon ashpër sulmin terrorist në Nice të Francës mbrëmjen e kaluar. Në deklaratën për shtyp, ai shpreh ngushëllime dhe lutet për viktimat e këtij akti terrori. Ajo ç’ka ka ndodhur në Francë është një ngjarje shumë e rëndë që, së bashku me aktet e tjera në Francë, Belgjikë, Turqi, e në vend të Lindjes së Mesme duhet të zgjojnë vetëdijen tonë dhe reagimin qytyetar. Ndërkohë duhet të forcojmë bashkëpunimin ndërfetar dhe ndërinstitucional që t’u paraprijmë akteve të tilla, sidomos nëpërmjet edukimit qytetar, civil dhe religjioz me ndjenjat e paqes, të bashkëjetesës dhe të harmonisë”, deklaron Imzot Angelo Massafra. Ai thotë se “Kisha katolike në Shqipëri nxit çdo lloj veprimi dhe nisme në të mirë të bashkëjetesës dhe sigurisë në vend duke përfshirë këtu edhe Reformën në drejtësi që këto ditë pritet të miratohet. Kjo do të ndihmonte edhe në këtë drejtim, në forcimin e organeve të drejtësisë dhe në besimin te ligji dhe te e mira. Mbetemi me shpresë dhe i lutemi Zotit që akte të tilla të mos përsëriten më”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here