DETAJE/Sulmi në Nicë,mediat vendase raportojnë mbi 60 të vdekur dhe afro 100 të plagosur

0
109

Të paktën 60 persona kanë vdekur dhe afro 100 kanë mbetur të plagosur, pasi një kamion hyri në mes të një turme njerëzish në jug të Francës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Francës, Nicë, ku po kremtohej festa kombëtare e Francës, Dita e Bastijes.

Autoritetet dyshojnë se është sulm terrorist. Ende nuk dihet me saktësi numri i të vdekurve dhe të lënduarve nga kjo ngjarje e rëndë.

Imazhet e tmerrshme tregojnë njerëzit e aksidentuar për vdekje. Ndërsa gjithashtu shihen trupa njerëzish të pajetë në anë të rrugës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here