Victoria Beckham uron ditëlindjen e vajzës me një foto, kritikohet shumë nga fansat

0
123

Nënat e zemëruara sulmuan online Victoria Beckham, pasi shpërndau një foto të saj duke puthur vajzën 4 vjeçe në buzë. Të shtunën, 42-vjeçarja postoi një foto të ëmbël të saj duke puthur Harper të shoqëruar me një mbishkrim: “Gëzuar Ditëlindjen vogëlushe ne të gjithë të duam shumë. Puthje nga mami”.

Komentuesit e rrjeteve sociale nuk ishin aspak dakord me faktin që një nënë puth vajzën e saj në buze. Një prej tyre e quan “të çuditshme” puthjen nënë-bijë në buzë, ndërkohë që një tjetër arrin deri aty sa ta cilësojë si “perverse”.

Megjithatë, nëna e katër fëmijëve u përball me reagime të ashpra tronditëse, kështu që prindërit treguan solidaritet duke postuar fotot e tyre duke puthur fëmijët në buzë. Këta të fundit e cilësonin një veprim të tillë si normal.

“Duhet të hapni sytë dhe të kuptoni dashurinë pa kushte që ekziston midis prindit dhe fëmijës. Mos e interpretoni këtë gjë si diçka që nuk është”, u shpreh një nga fansat e shumtë të Victoria Beckham. Po reagimi juaj cili është?

4eeaf068e25c28f44875296481cc80a4

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here